Salianji reagon nga qelia dhe publikon provat: 10 mashtrimet në intervistën e Fatmir Xhafës

Reagim nga kabina telefonike e burgut e ERVIN SALIANJIT

Fatmir Xhafaj dështoi që nëpërmjet mashtrimit të mbronte vendimin e Gjykatës që e ka shkruar vetë!

Deklarimet e tij si çdo montim e sajim tjetër në këtë proçes bien të gjitha në përballje me dokumenta shkencore apo dëshmi zyrtare!

Qarja e tij e stisur nga gëzimi që arriti të përdorë funksionet e tij për të “larë” veten dhe përfshirjen dhe ndihmën që i jep trafikantëve ishte neveritëse!

Xhafaj përlotet për gabimin “e vogël” të vëllait 22-vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane pas një operacioni të DEA-s Amerikane, ishte krenar që e vazhdonte trafikun bashkë me ndihmën e familjarit ministër dhe me emërimet e drejtuesve të policisë, ndërkohë unë jam krenar për veten që në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit, takoja çdo qytetar dhe protestoja për shqetësimet e tyre, denoncoja trafikun e drogës të qeverisë apo bandat kriminale me emra dhe mbiemra, çdo denoncim në 11 vite opozitë mu faktua si i drejtë me kalimin e kohës!

Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë e paturp të një të moshuari që ka 40 vjet që me keto makinacione e ka zyrën në po të njetin vend tek ish Komiteti Qëndror!

Kështu:

1. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e ka autorizuar ai!
​Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e ka kryer ai.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.
Të gjitha të dhëna në dosje.

2. F.Xhafaj tha: ​​Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti:​ Prokurorua ka kërkuar 6 muaj konvertuar në shërbim prove.

3. F.Xhafaj tha: ​​Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​Ervin Salianji, investigimin e ka marrë të gatshëm dhe në fillimet e denoncimit kam ruajtur anonimitetin e dëshmitarëve dhe invetiguesve që më pas i identifikoi vetë Geron Xhafaj! Dëshmitari i vetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili instruktohet dhe paguhet nga drejtoret e policise që të luaj rolin e Geronit!
Ndërkohë ky personazh është kontigjent i policisë dhe nuk ka një komunikim timin me Alizotin!
Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

4. F.Xhafaj tha: ​​Vëllai im Geroni në orën 13:30 ka qenë në Fier!

Fakti:​Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e qelizave telefonike të cilat i ka prokuroria, qartazi nga ora 12:48 – personat Albert Veliu (babalja) Agron (Geron ) Xhafaj dhe gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, lokali Geron Xhafaj në Vlorë.

5. F.Xhafaj tha: ​​Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti:​ Tabulatet telefonike tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun kur na kërkuan mbrojtjen për shkak të investigimit të fortë!
Dokumenti:

6. F.Xhafaj tha: ​​Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti:​ Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në çdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.
Fakti thënë para drejtësisë.

7. F.Xhafaj tha: ​​Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë që e kanë sajuar!

Fakti:​Përgjimet e stimuluara duke dhenë para Alizotit drejtuesit e policisë, mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu i thotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

8. F.Xhafaj tha: ​​Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti:​Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, së pari nuk e arrestoi dhe as e mbajten në Shqipëri që të hetohej, ti merrej celulari, komunikimet, komunikimet me drejtuesit e policisë, me trafikantet etj.

9. F.Xhafaj tha: ​​Geroni, vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti:​Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetimi i ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.

​Gazetari Jetmir Olldashi la deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.
​Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Thelbi i dënimit tim politik eshte i qartë, të denohet denoncuesi dhe të devijohen hetimet që Agron dhe Fatmir Xhafaj të shpetonin nga dënimi me burg për trafik droge në bashkëpunim!

10. F.Xhafaj: ​përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti:​ Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent sipas tij ishte i pastër? Dhe a e ka ndihmuar ai familjarin e vet nga arrestimi për trafikun e drogës duke dekonspiruar operacionet e prokurorisë?!

11. Xhafaj tha nuk është dorezuar paisja origjinale!

Fakt. Paisja origjinale është dorëzuar tek krimet e rënda dhe gjykata nuk pranoi ta merrte si provë! Pavaresisht kësaj akt ekspertiza e laboratorit britanik ka vërtetuar që zëri i Agron Xhafajt është i njëjte/i ngjashëm me zërin e publikuar nga ana e Partisë Demokratike!

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.