Eurodeputeti austriak ‘shuplakë’ Ramës: Të protestosh është pro europiane! Të qëllosh me gaz, ujë e burgosësh të mitur nuk është
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndaj protestuesve.
Jo vetëm kaq, Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, ka hedhur poshtë dhe e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e kryeministrit Rama nëpër mediat ndërkombëtare, se protestat po dëmtojnë integrimin e Shqipërisë drejt BE-së. Në fakt nuk janë protestat që po pengojnë integrimin europian.
Në një reagim në facebook, Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, pjesë e grupit të të Gjelbërve evropianë thotë se të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmirë për të luftuar korrupsionin, është pro europiane.
kundërta është për kërcënimet, shantazhet dhe dhuna që kryeministri Rama po bën ndaj të rinjve protestues. Këto nuk janë europiane.
‘Më lër të sqarohem. Të protestosh për institucione që janë të afta dhe vullnetmirë për të luftuar korrupsionin është pro europiane. Të protestosh për edukimin e duhur është pro europiane.
Dhe të protestosh për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore është pro europiane.
Pas 13 viteve në qeveri, Edi Rama u thotë protestuesve se janë në duar të huaja. Se ai nuk do i lejojë arsim falas dhe bursa. Ai po i qëllon me gaz e ujë dhe po burgos minore. Dhe kjo absolutisht nuk është në linjë me vlerat europiane. Ne të gjithë duam të shohim Shqipërinë në BE si një shtet që respekton të drejtat e njeriut, si një shtet ku sundon ligji, mbron natyrën, dëgjon qytetarët e vet dhe të drejtën për të demonstruar. Ky është rrugëtimi drejt BE-së dhe shpresojmë që Shqipëria të bëhet gati” thotë ai në videomesazhin e postuar në rrjete sociale.
Eurodeputeti austriak ka titulluar videomesazhin ‘Shqipëria nuk është në shitje’, duke i bërë tag kryeministrit Edi Rama. Tregues se ai si eurodeputet po mbështet protestat e shqiptarëve që janë europiane, ndërsa Rama po kryen veprime antieuropiane.




