“Rinia, prioritet i PL-së”, Kryemadhi: Ndryshimi më 14 Maj do të vijë nga studentët

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shpërndarë një foto me studentët e LRI-së në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryemadhi ka shkruar se ‘rinia është forca dhe shpresa e ndryshmit të madh që i nevojitet sot Shqipërisë, sakaq ka shtuar se studentët do të jenë prioritet i Partisë së Lirisë.

“Sot me studentët e LRI

 

Rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit të madh që i nevojitet sot Shqipërisë.

Në 14 Maj ndryshimi do të vijë nga energjia e pashtershme e studentëve, të cilët do të jenë gjithmonë prioritet për Partinë e Lirisë”, ka shkruar Kryemadhi.

Share it :