Procesi i Rindërtimit nga tërmeti i nëntorit 2019 po zvarritet dhe me mijëra familje vazhdojnë të jenë pa strehë. “Ato shtëpi që janë ndërtuar deri më sot dhe janë dhënë për shqiptarët, nuk janë ato që janë ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë, që i ka ndërtuar qeveria. Janë thjesht ato që kanë financuar donatorët, – vëren Dorjan Teliti, Zv.Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe këshilltar për Ekonominë në PD. – Kurse, për gjithë objektet që do të ndërtoheshin me paratë e Buxhetit, që menaxhohen nga qeveria shqiptare, nuk është hedhur asnjë short i vetëm, sepse ende nuk kanë përfunduar punimet.”
Për këtë temë të rëndësishme ka folur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Teliti, duke davaritur tymnajën e propagandës shtetërore që përuron herë pas here, godina të përfunduara nga donatorët e huaj.Procesi i Rindërtimit është një proces që po zvarritet në mënyrë të pajustifikuar, – theksoi këshilltari ekonomik i PD. – Marrim vetëm një rast. Godinat që po ndërtohen janë pak katëshe, 4-5 katëshe, 6-katëshe maksimumi i tyre.Ndërkohë që në tremujorin e parë të vitit 2020, tre katër-muaj pasi ndodhi tërmeti famëkeq, po të marrim lejet e dhëna nga bashkia e Tiranës, nga bashkia e Durrësit apo bashkitë e tjera dhe për kulla shumëkatëshe, të gjitha prej tyre kanë përfunduar.
Pra, nëse ka vullnet për të kryer një punë, ashtu siç ka vullnet sipërmarrja private, në momentin që merr një leje për ta ekzekutuar atë, puna kryhet. Janë mbyllur të gjitha rikonstruksionet e zyrave. Janë kryer të gjitha rikonstruksionet e ambienteve të punës, madje na është ndërtuar edhe kjo kolibja e re e drurit në oborrin e Kryeministrisë, por kur vjen puna te shtëpitë e qytetarëve të këtij vendi, që kanë humbur banesat e tyre si pasojë e tërmetit të nëntorit 2019, për ato nuk flitet.
Të flasim të vërtetën: Disa shtëpi, disa godina janë rindërtuar nga fillimi, por janë ato që janë financuar nga paratë e donatorëve, pra që nuk ka pasur dorë qeveria shqiptare apo Ministria e Rindërtimit apo sot Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, sepse ishin të kontraktuara drejtpërsëdrejti siç ishin ato nga qeveria turke.
Ato projekte janë konkluduar, ato godina janë mbyllur sot, ndërsa ato godina që do të ndërtoheshin duhet të ishin përfunduar prej vitesh tashmë bazuar edhe në premtimin e vetë Kryeministrit në muajin dhjetor 2019, që tha “brenda një viti, shqiptarët që kanë humbur banesat do të jenë në shtëpitë e tyre”…
Doli pas një viti dhe tha “brenda viti 2021 do të jenë në shtëpinë e tyre”. Kaloi edhe 2021…
Fakti: a ka sot një analizë mbi ecurinë e procesit ndërtimor të Rindërtimit? – Jo, nuk ka!
A ka sot një analizë financiare monitorimi mbi ecurinë e këtij procesi? – Nuk ka!
A ka sot një shtëpi të vetme të dhënë me atë ligjin e famshëm, se kanë bërë edhe një ligj këta të posaçëm, që ishte në drejtë me thënë të drejtën, që shtëpitë do të ndaheshin me short? – Jo, nuk ka!
Nuk është hedhur një short i vetëm dhe kjo tregon, ky është treguesi më i qartë, që çfarë shtëpish janë ndërtuar sot dhe janë dhënë për shqiptarët nuk janë ato që janë ndërtuar me paratë tona, të taksapaguesve shqiptarë, që i ka ndërtuar qeveria. Janë thjesht ato që kanë financuar donatorët!
Ndërkohë që për gjithë objektet që do të ndërtoheshin me paratë e Buxhetit, pra me paratë e shqiptarëve, që menaxhohen nga qeveria shqiptare, nuk është hedhur asnjë short i vetëm sepse ende nuk kanë përfunduar punimet. Punimet po zvarriten dhe problematika është kryesish në aksin Tiranë – Durrës dhe nuk kemi sot asnjë godinë të vetme fatkeqësisht, të cilën 10 – 50-100 familje kanë hyrë në apartamentet e tyre të reja. “/ar.sh/SYRI.NET



