Regjimi i Ramës ka marrë fund, Meta: Shqiptarët e ndershëm dhe patriotë së bashku me opozitën nuk i ndal asgjë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në vendin tonë, kanë marrë fund.

 

Në një reagim të fundit bërë në rrjetet sociale, Meta shprehet se tashmë Rama do të përballet me shqiptarët e ndershëm dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë.

 

“Përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në Shqipëri kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Edi Rama ka përballë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë dhe askush për të realizuar Ndryshimin e Madh që qytetarët meritojnë”, shkruan Meta.

https://fb.watch/iMPKPjRfSg/

 

 

Share it :