Rama shtyu gazetaren/ Maliqi: Dordoleci i Surrelit me sjellje të rënduara psiqike

Lefter Maliqi ka dënuar veprimin e djeshme të kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi e cilëson sjelljen e kreut të “reagimin skandaloz të dhunës së Skizofrenit me sjellje të rënduara psiqike prej arroganti dhe prepotenti”.

“’Dordoleci i Surrelit’ fyen dhe shtyn gazetaren kurajoze Ambrozia Meta. Dënoj ashpër reagimin skandaloz të dhunës së Skizofrenit me sjellje të rënduara psiqike prej arroganti dhe prepotenti! Vlerësim dhe solidarizim të plot për gazetaren dhe përçmim për sjelljen rrugaçërore të hajdutit; tradhëtarit të interesave të kombit dhe popullit të tij”, shkruan drejtuesi i PL-së për qarkun Berat.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :