“Protesta tregoi se PD është bashkuar”, Manjani: Ky është mesazhi që dha opozita shqiptare !

Duke komentuar protestën madhështore të opozitës mbrëmjen e sotme, Ylli Manjani tha në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, se kjo protestë tregoi se Partia Demokratike është bashkuar.

Sipas Manjanit, ky është mesazhi që dha sot opozita shqiptare.Nëse sot Shqipëria futet në zgjedhje të parakohshme, Lulzim Basha përfaqëson formalisht Partinë Demokratike. Por nuk shkon kjo. Partia Demokratike është në shesh, Lulzim Basha është në Rogner.

Çudi festonte sot 20 shkurtin dhe kur ky, vetë Luli thoshte se me 20 shkurt isha me pantallona të shkurtra.

Partinë Demokratike e ka bërë Sali Berisha dhe ju Luli o gjykatë. E ka bërë Berisha. E ka thënë vetë Luli që me 20 shkurt të 1991 ka qenë me pantallona të shkurtra se ka pasur haberin fare.

Ky sot mban PD, mban vulën e PD-së, kjo është ulëritëse.

Kjo protestë, ca na tregoi sot? Jemi kthyer tek 2021, kur PD e mbushte këtë shesh plot.

Sot në 2024, bindemi se PD-ja, efekti i bashkimit të deputetëve e ka dhënë efektin e tij. Pra Partia Demokratike është bashkë.

Ky është mesazhi që opozita shqiptare, PD është kjo që është’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :