Shkresa ekskluzive/ Shkelja e rëndë e Ballukut, si iu falën Bankers Petroleum 130 mln euro taksa ndaj shtetit

Shkresa ekskluzive/ Shkelja e rëndë e Ballukut, si iu falën Bankers Petroleum 130 mln euro taksa ndaj shtetit

Deri tani pamë se si nëpërmjet artificave apo vendimeve të gjykatave u shmang pagesa e dhjetra milionë euro nga ana e Bankers Petroleum. Por në fund, duket se drita jeshile u hap që shqiptarëve t’u ktheheshin paratë e munguara. Ato taksa, që domosdoshmërisht do të ndikonin në mbushjen e buxhetit të shtetit dhe do të lehtësonin barrën që qytetarët po paguajnë sot me mbajtjen e çmimit të naftës të rritur. Por jo, duket se Belinda Ballukut dhe Edi Ramës nuk i interesojnë që taksat t’u shkojnë sërish pas qytetarëve, por t’i vjelin ata sa më shumë, mjafton që interesat klienteliste të mos preken, e bashkë me to edhe qindra miliona euro që sot po konsiderohen si afera korruptive. Do të shohim në vijim disa vendimmarrje dhe urdhra skandalozë nga Belinda Balluku dhe ministret e tjera të Edi Ramës, me vetëm një qëllim, shmangien e pagesave të munguara nga Bankers Petroleum.

Firmat fap fap fap, me 15 vendime brenda një dite i kishim parë publikisht në aferën e e Inceneratorëve, por sot Emisioni PLUG do ju sjell ekskluzivisht një tjetër rast të tillë, por tashmë nuk ishte i gjithë këshilli i ministrave por Belinda Balluku dhe Anila Denaj. Qëllimi është i pastër, mbrojtja e Bankers Petroleum për të mos paguar taksat që duhet t’u riktheheshin shqiptarëve.
Data 17 korrik e vitit 2019 ishte shumë e ngarkuar për Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Ministren e Financave Anila Denaj, të cilat në koordinim e bashkëpunim funksionuan fiks si një grup si strukturuar kriminal për të bllokuar gjobitjen e Bankersit ato kanë nxjerrë, jo vetëm shkresa me firmën e tyre por ato i kanë përpiluar edhe vetë, ndryshe nga sa është praktika në administratë.
Që në kokë të shkresave kuptohet se ato nuk janë përpiluar nga drejtoritë përkatëse por nga vetë ministret, sepse mesa duket askush nga vartësit në vitin 2019 nuk guxonte të kryente këtë shkelje kaq flagrante.
Nëse ju duket e habitshme kjo që po ju themi mjafton të bëjmë krahasimin.
Kjo që shihni në ekran është shkresa e vitit 2016 që mban firmën e Arben Ahmetaj. Po të shohim kokën e shkresës ajo përmban:

Republika e Shqipërisë
Ministria e Financave
Drejtoria e Përgjithshme e Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve Fiskale
Drejtoria e Analizave Fiskale

Pra kuptohet fare qartë se shkresa është përpiluar nga drejtoria e analizave fiskale më pas është miratuar nga drejtori i përgjithshëm i politikave makroekonomike e në fund firmosur nga Ministri i financave. E njëjtë është dhe shkresa e vitit 2017 që mban firmën e zv.Ministrit të Financave Erion Luçi. E kundërta ndodh me shkresën e Belinda Ballukut dhe Anila Denaj. Këto urdhra nuk janë të institucioneve siç e parashikon ligji, por me angazhim të drejtpërdrejtë nga dy ministret, që kanë marrë personalisht përsipër të shpëtojnë Bankersin

EFEKTE- KETU DY SHKRESAT E BALLUKUT DHE DENAJT

Republika e Shqipërisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Ministri
Pra kjo shkresë është përpiluar miratuar dhe nënshkruar vetëm nga Ministri Belinda Balluku.

Republika e Shqipërisë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Ministri
Edhe kjo shkresë është përpiluar, miratuar dhe nënshkruar vetëm nga Ministri Anila Denaj.

Por çfarë përmbajnë këto dy shkresa të datës 17 korrik 2019. Fillimisht do të analizojmë shkresën e Belinda Ballukut, e cila i drejtohet Anila Denajt dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ku që në hyrje të saj kërkon pezullimin e vjeljes së detyrimeve të Bankers Petroleum Albania. Belinda si eksperte fillimisht bën një sqarim se përdorimi i holluesit nuk ka normativë por varet nga densiteti i naftë bruto presioni dhe temperatura, sigurisht që është mashtrim pasi ky proces teknologjik ka normativë në % dhe sidomos këto normativa janë të pasqyruara dhe te planet e biznesit apo shkresa të përpiluara nga vetë Bankers ku për të justifikuar sasinë e madhe të holluesit të sipërpërmendur nuk citon asnjë nga faktorët e Ministres eksperte nafte. Sot po publikojmë ekskluzivisht një shkresë që mban firmën e Leonidha Çobo drejtuar AKBN, pasi kjo e fundit i revokoi përjashtimet pasi nafta edhe sipas një raporti të KLSH përdorej edhe për LARJE TUBASH.
Sipas Leonidha Çobos rritja e sasisë së përdorur lidhej vetëm me rritjen e sasisë së naftës së prodhuar, shtimi i numrit të puseve, etj. Pra sipas kësaj shkrese që po shihni në ekran asnjë nga argumentet e përdorura nga Balluku nuk qëndrojnë.
Sinkron:
Sa i përket rastit në fjalë, konkretisht pretendimit të Doganës Fier për detyrimin e BPAL për të paguar akcizë për holluesin e përdorur, pretendim i cili në fakt ka të bëjë më shumë me shkelje në procesin e lëvrimit të holluesit nga magazina me regjim doganor pa akcizë, në puset ku nxirret nafta bruto dhe injektohet holluesi. Mendojmë se masat e marra duhet të jenë masa administrative referuar procedurave doganore e jo masa në lidhje me detyrimin sipas ligjit 61/2012 “Për akcizën në Republikën e Shqipërisë”

Pra Belinda nga eksperte nafte kaloi në eksperte fiskale dhe mësonte Ministren e Financave Anila Denaj se si duhet të interpretohet ligji për akcizat, dhe këtë ja mësonte organit që e ka propozuar atë ligj duke dalë totalisht nga fusha e saj e përgjegjësisë dhe duke ndërhyrë në kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas Ligjit për Akcizën i vetmi organ që e ka tagër të kontrollojë dhe mbledhë akcizën është AUTORITETI DOGANOR as Ministria e Financave JO.
Pasi zgjatet në mënyrë të detajuar në interpretimin e ligjit për akcizën Balluku shkruan:

Duke ju referuar sa më sipër ligjit, i cili përcakton qartazi se kur lind detyrimi për akcizë, kush janë mallrat subjekt akcize dhe në cilat raste ato përjashtohen kategorikisht nga detyrimi i akcizës, theksojmë edhe njëherë se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme së Doganave për nxjerrjen e detyrimeve për të paguar akcizë për holluesin dhe gjoba për shmangien nga ky detyrim nuk qëndron dhe është i padrejtë.
Nga sa më lart, parashtrojmë kërkesën institucionale, për të konsideruar sa më sipër si dhe kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të pezullojë të gjitha veprimet lidhur me këtë çështje, pra të pezullojë finalizimin dhe njoftimin final të këtij penaliteti deri në marrjen e një interpretimi ligjor nga Gjykata Kushtetuese mbi ligjshmërinë e këtij akti. Mendojmë se ky është një veprim i domosdoshëm për të mos gabuar në vlerësimin e situatës. Sjellim në vëmendje se në një çështje tjetër të së njëjtës natyrë kemi humbur procesin me BPAL për shumën 4.022 miliard lekë.

Kjo është pjesa më skandaloze e kësaj shkrese pasi Belinda Balluku del totalisht jashtë përgjegjësive dhe tagrave të saj institucionale si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë duke interpretuar jo vetëm ligje të natyrës fiskale por edhe KËRKON të pezullohet ekzekutimi i gjobës dhe vjelja e detyrimeve. Ajo vazhdon edhe më tej duke cituar në shkresë edhe veprimet që do të ndërmerrte Bankers për ta çuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese, kujtojmë këtu se është vitit 2019 dhe nuk ka ende një vendim të Gjykatës së Lartë, prandaj ku i dinte Balluku se çfarë veprimesh ligjore do të ndërmerrte Bankers!!!!!
Pra në vitin 2019, Belinda Balluku dinte që Bankers Petroleum do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese 3 vite më pas.

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.