Protesta e 20 shkurtit, Boçi: Nuk është si të tjerat, lidhet me një moment historik !

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka komentuar protestën kombëtare që do të zhvillohet më 20 shkurt.

Në një intervistë për Euronews Albania, Boçi theksoi se kjo protestë është e ndryshme nga të tjerat. Ai tha se kjo protestë lidhen me një moment historik të daljes së qytetarëve në shesh për lirimin e të drejtave.

“Protestat kanë ngjashmëritë e tyre, por kjo protestë ka atipizmin e vet. Nuk është si protestat e tjera. Kjo protestë lidhet me momentin historik të daljes së qytetarëve apo të forcave politike. Në Shqipëri mungojnë të drejtat politike”, tha ai.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :