Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohet kuzhinieri dhe teknologu, në kërkim Alma Tafani e ‘Sori-Al’

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, arrestohet kuzhinieri dhe teknologu, në kërkim Alma Tafani e ‘Sori-Al’

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me skandalin e helmimit të studentëve në Akademinë e Sigurisë.

Burime bëjmë me dije se të ndaluar janë teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë katering që shpërndante ushqimin në 3 vakte për studentët, dhe në kërkim është shpallur Alma Tafani, administratore e firmës Sori-Al.

Arrestimi i Kujtim Ballgjinit dhe Kristjana Plakës u krye nga komisariati nr 1.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se komplikacionet kanë filluar fill pas konsumimit të drekës të datës 6 Maj 2026, duke çuar fillimisht disa prej tyre në spitalin e Tiranës.

Më pas rastet janë shtuar gjatë natës duke çuar në rritjen e numrit diku tek 40 studentë.

Studentët që u helmuan kanë pasur simptoma të rëndë me të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, kanë marrë mjekim, serume dhe janë kthyer në Akademi.

Po dje në Akademinë e Sigurisë kanë shkuar ISHP, AKU dhe krimi ekonomik, ku janë intervistuar studentët.

Pritet që ditën e sotme të zhvillohet një analizë e hollësishme lidhur me këtë situatë.
Syri net

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :