Integrimi/ PS rrëzon kërkesën e opozitës për të diskutuar raportin e PE

Integrimi/ PS rrëzon kërkesën e opozitës për të diskutuar raportin e PE

PS ka rrëzuar kërkesën e Bardhit për të diskutuar rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Me 72 vota rilindja i tha jo një diskutimi për gjetjet e raportit për vendin tonë.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi që kërkoi nga Kuvendi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët i kujtoi maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se PE i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të çështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

“Do ishte në nderin e këtij kuvendi që çështjet që lidhen me integrimin europian të ishin pikë e parë e çdo seance plenare, ku ne të diskutonim çfarë po bëjmë mirë, çfarë duhet të bëjmë më mirë që të përshpejtojmë integrimin europian të Shqipërisë.

Të flasësh për integrimin europian nuk është asnjëherë të bëhesh qesharak. Përkundrazi, kjo është të bëhesh serioz dhe ta trajtosh realisht si prioritet kombëtar dhe jo si propagandë dite siç e bëni ju. Që edhe Këshillin Kombëtar të Integrimit po e përsëris, e keni kthyer në organ një partiak. Pra, nga çdo proces që lidhet me integrimin europian, keni përjashtuar opozitën dhe kostot do t’i mbajë Shqipëria, jo ju”, tha pak para votimit Bardhi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :