Premçi: SPAK ka gjyqtarë të bërë “pis” në çështjen e inceneratorëve
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Premçi tha për “Review” në Euronews Albania se SPAK ka gjyqtarë të bërë “pis” në çështjen e inceneratorëve.
Ai tregoi se dy prokurorë kanë dhënë dorëheqjen pasi në kompjuterin e drejtuesit të inceneratorit janë gjetur komunikime me Arben Ahmetajn.
Pra, kemi dhe prokurorë brenda SPAK-ut të bërë pis në hetimin e inceneratorëve sepse po të ishte hetuar zoti Ahmetaj që kur ka bërë denoncimin Partia e Lirisë, qytetarët ose mediat, zoti Ahmetaj nuk do ta kishte kryer më funksionin e zv. Kryeministrit të Shqipërisë,” – u shpreh Premçi.
Ndërsa moderatorja Jonida Shehu i kujtoi se Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm, Premçi përmendi pseudonimin e tij.
“Ai edhe pseudonimin e ka tigri. Ne tigrin e dimë si grabitqar,” – tha ai.




