PL ngre Komisionin e Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillave Bashkiakë/ Lista e anëtarëve

Ditën e sotme është ngritur Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave për anëtarë të Këshillave Bashiakë në 61 bashkitë e vendit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e kryesisë së Partisë së Lirisë. Komisioni do të ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë.

“Komisioni i Vlerësimit për kandidatë për anëtarë të Këshillit Bashkiak në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, ngarkohet për procesin e vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë dhe atyre të vetë propozuara për përfaqësim politik në listat e këshillit bashkiak”, thuhet në njoftim.

Komisioni përbëhet nga 7 anëtarë të cilët janë:

  1. Petrit Vasili Kryetar
  2. Endrit Braimllari Anëtar
  3. Tedi Blushi Anëtar
  4. Elona Guri Anëtare
  5. Silva Caka Anëtare
  6. Monika Kryemadhi Anëtare
  7. Ana Azizaj Anëtare

 

Share it :