Përfshihet nga flakët një pus nafte në Cakran

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran, Fier.

 

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :