Pas sherrit me Blushin, Rama merr pushimet, në Itali së bashku me Lindën

Rama 2Rama 1

 

 

 

 

 

 

Gëzim Saliu

Duket se debatet në mbledhjen e Asamblesë, sidomos ato me deputetin Ben Blushi, kanë detyruar kryeministrin Rama të marrë një ditë pushim duke iu drejtuar Italisë.

Pasditen e sotme kreu i qeverisë është parë në Aeroportin “Nënë Tereza” së bashku me bashkëshorten e tij Linda, duke marrë avionin e linjës “Alitalia”. Burime zyrtare nga Kryeministria nuk kanë bërë të ditur ndonjë vizitë të parashikuar nga kreu i qeverisë, duket se kjo më së shumti është një “day off” e Ramës.

Ndonëse një arsye e kësaj vizite të kryeministrit në vendin fqinj mund të jetë edhe 1-vjetori i lindjes së djalit të tij, Zaho, i cili erdhi në jetë më 25 korrik të një viti më parë në Itali. Kur mësohet se në këtë datë kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre do të organizojnë një darkë familjare për të festuar ditëlindjen e të birit, vizita e sotme mund të jetë një parafestë e vogël në vendin ku u lind Zaho.

Gjithsesi, të paktën për sot dhe nesër, Rama nuk do të ketë të bëjë me hallet e shkeljes së statutit dhe me kritikat e Ben Blushit, ku këto të fundit duket se kanë qenë një arsye më shumë e kësaj vizite të kryeministrit jashtë vendit.

( Foto e 1 nga avioni me të cilin u nis kryeministri. Foto e 2, makina e kreut të qeverisë në Aeroportin e Rinasit).

Share it :