Rama gënjeu për studentin ekselent’/ Meta: Si mund të bëhet dialog me Kreun e Narkoregjimit

Rama gënjeu për studentin ekselent’/ Meta: Si mund të bëhet dialog me Kreun e Narkoregjimit

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka tentuar të diskreditojë studentët protestues përmes deklaratave që synojnë t’i paraqesin ata si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta sjell në vëmendje rastin e studentit ekselent me të gjitha notat 10 dhe vë në pikëpyetje thirrjen e Ramës për dialog me të rinjtë, të cilët po denigrohen publikisht dhe po trajtohen si kriminelë.

Postimi

Kohë të rënda për propagandën e Narkoregjimit, ku gënjeshtra nuk jeton më gjatë se 1 minutë.

Sot u provua se mashtrimi i trashë që Edi Rama paraqiti për të inkriminuar studentët, mbështetur në gënjeshtra me dashje dhe falsifikime shtetërore, nga e njëjta polici që e paraqiti të riun e ndjerë Klodian Rasha si agresor, u kthye për një minutë në një bumerang shkatërrimtar për Kreun e Narkoregjimit, nga një student ekselent me të gjitha notat 10.

Të besojmë studentin që del pa maskë para mediave dhe tregon të gjitha notat 10 apo atë që gënjen edhe kur e mban gojën kyçyr?

Si mund të bëhet dialog me Kreun e Narkoshtetit që i trajton studentët ekselentë si kriminelë, i rreh, i rremben, i çon në komisariat, i denigron publikisht me dashje duke keqperdor identitetin e tyre dhe ju atribuon vepra penale që nuk i kanë kryer kurrë.

Kjo është fytyra e fëlliqur e Narkoregjimit që do të ketë fundin e pashmangshëm të Akrepit.

Share it :