Pamje të rënda janë regjistruar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, është qëlluar me plumb gome nga efektivët e Policisë.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur Hoti goditet në pjesën e shpinës, pranë shtyllës kurrizore. Ngjarja ka ndodhur gjatë përplasjes mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa situata në terren është shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.
Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të deputetit pas incidentit.




