Blushi nga Varrezat e Dëshmorëve: Të çlirojmë Shqipërinë nga junta policore dhe sorosiane, me çdo çmim e sakrificë
Sekretari i Përgjithshëm i PL ka postuar një mesazh pas vizitës që kanë zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve.
Postimi:
U përulëm sot me respektin dhe nderimin më të thellë për gjakun e derdhur për lirinë e Shqipërisë
Respekt ndaj heronjve dhe dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, por edhe ndaj familjeve të veteranëve të Luftës Antifashiste, të cilët trashëgojnë brez pas brezi vlerat e kësaj lufte, e sidomos mbrojtjen e lirisë me çdo çmim e sakrificë.
Pa sakrificat më sublime nuk ka liri.
Ndaj, kjo ditë dhe mesazhi i kësaj dite, uroj të vijojë të frymëzojë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë për çlirimin e Shqipërisë nga një juntë policore, nga një juntë sorosiane, e cila ka uzurpuar vendin dhe prej së cilës duhet të çlirohemi me çdo çmim dhe me çdo sakrificë.
Mirënjohje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që derdhën gjakun për lirinë e Shqipërisë.
Mirënjohje për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.
Faleminderit!




