Organizata e Suel Çelës p**onte opozitën në Elbasan…”/ Bushati: SPAK trampolinë për thellimin e korrupsionit!

Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e quan manipulim të SPAK mënyrën se si është hetuar organizata kriminale e Suel Çelës. Bushati tha se SPAK hodhi për konsum publik dyshimet për gazetarët Hoxha dhe Qyno, për të fshehur faktin që organizata e Suel Çelës, ka marrë para publike, ka ndikuar lejet e ndërtimit dhe ka punuar për të grabitur vota.

E quaj SPAK-un, trampolinën më të mirë që korrupsioni të thellohet. Kjo dosje është ilustrimi më flagrant i kësaj.

U morëm gjatë emisionin tjetër, me Qynon, Artan Hoxhën, Saimirin e Stopit. Këta të SPAK janë bërë mjeshtra komunikimi që të shpërndajë tym. E dinë edhe si funksionojnë mediat. Për dhjetë ditë me rradhë u harruan faktet. E kam parë këtë dosje komplet ndryshe. Pse?

Çfarë ka ndodhur me bandën e Suel Çelës? Banda e Suel Celës, paska qenë një bandë që është furnizuar rme fonde publike. Lekët e taksapaguesve shkonin te ky Bujar Shega dhe ai këto lekë blente kokainë për bandat. Lekët e kryebashkiakët e PS shkonin te banda e Elbasanit. Njeriu më i rëndësishëm në këtë vend për lejet e ndërtimit, që pastrojnë lekët e krimit, Adelajda, motra e këtyre, te sekretaria ku jep lejet Edi Rama. Cfarë na thonë organizatat ndërkombëtare? Se si lëvizin paratë e krimit nëpërmjet lejeve të qeverisë.

Pse i merrte këto favore financiare Suel Cela? Se ky vëllai, që ka çuar motrën në parradhomën e Edi Ramës. Është i njëjti vëlla që ka masakruar Lulzim Bashën në mes të Elbasanit. Pallonin opozitën bandat e Elbasanit.

Cfarë kanë bërë tjetër? Të njëjtët njerëz, mblidhnin kartat e identitetit njerëzve.

Tan Hoxhën dhe Qynon i kapën shpejt, por kapobandat e Suel Celës, nuk i kap njeri”, tha Bushati.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :