Rrezik per NATO-n/ Ergys Agasi kontrollon SHISH-in’/ Si u denoncua fillimisht skandali nga Berisha

Rrezik per NATO-n/ Ergys Agasi kontrollon SHISH-in’/ Si u denoncua fillimisht skandali nga Berisha

SPAK lëshoi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet për skandalin e AKSHI-t. Kjo është një ngjarje e paprecedentë për historinë e Shqipërisë.

Por ky skandal ishte denoncuar prej kohësh nga kryetari i PD, Sali Berisha.

Madje Berisha e pati denoncuar Vlora Hysenin që kur ajo mori detyrën

Në një konferencë për shtyp, Berisha pati denoncuar se Ergys Agasi kontrollonte SHISH-in.

“Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.

Miqësia e kryetares së SHISH-it, drejtoreshës së SHISH-it, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë.

Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni,” tha Berisha.

Sipas tij, kontrolli i Agasit mbi SHISH-in rrezikon edhe vetë NATO-n.

“Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash.

Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën,” tha Berisha.

Share it :