Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama

Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama

Nga Basir Çollaku

Vlora Hyseni, e treta, e vërteta

Nuk është e zakonshme në historinë botërore që të arrestohet në detyrë kreu i shërbimeve sekrete.

Para Vlorës, njihen vetëm dy raste:

Qershor 2025-Arrestohet në aeroportin e Londrës shefi i shërbimeve sekrete të Ruandës në bazë të një mandati arresti lëshuar nga Spanja “për krime lufte e genocid”.

Janar 2022-Arrestohet shefi i Shërbimeve Sekrete të Kazakistanit për “tradhëti të lartë” dhe “tentativë për grusht shteti”

Vlora, e treta, e vërteta

Shefja e shërbimit sekret, Vlora Hyseni, vendoset nga Gjykata pas kërkesës së SPAK, në masë arresti dhe pezullim nga detyra. AkSHI është e dhëna aktuale e fakteve penale. Të tjerat rrugës.

Kur u vendos në detyrë, ajonuk e kishte bekimin e partnerëve tanë strategjikë, amerikanëve ku CIA i kishte kthyer kurrizin këtij emri me besueshmëri të cënuar ndjeshëm. NATO ishte pjesë e këshillimeve informative kur ajo u largua nga e njëjta detyrë në Kosovë. Atje dyshimet e thëna mediatikisht e lidhnin Hysenin me Beogradin. Por Rama ndaj e donte. Vëllazëria e tij ne Vuçiç e ujdiste këtë zgjedhje.

Pastaj doli Gysi dhe Beqiri. Beqiri në Francë është një minierë provash për Ramën, qeverinë, drejtësinë dhe jo vetëm. Në zyrën në bllok,.videot flasin për prani të zyrtarëve të sigurisë, prokurorisë, gjykatës, policisë, kadastrës, parlamentit, biznesit, medies.

Përmendej Vlora Hyseni. Gysi në një farë mënyre, koordinatori i Ramës për grupet kriminale, drejtonte horizontalisht dhe vertikalisht SHISH. Policinë e Shtetit, e të tjera ziafete biznesi dhe PISNESI. Realisht nuk ishte as nuk është Gysi. Ishte dhe është Edi Rama. Droga, armët, korrupsioni, pastrimi i parave, paketë në një. Edi Rama sigurisht.

Po te Ron Yeffet dhe trafiku i arnëve a del Vlora Hyseni?! Dyshimet janë të shumta. A është Rama? Po.

Ku jemi?!

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në masë dërrmuese është në hetim, e në masa sigurie, nga Prokuroria Speciale. Duke nisur nga Bajram Begaj në hetimet e bazave detare.

Edi Rama në një pafundësi dosjes korrupsioni dhe trafiqesh. Vlora Hyseni, shefja e shërbimit sekret, në masë arresti. Ministri i mbrojtjes Ermal Nufi, në përgjimet e trafikut të armëve me Ron Yaffet. Aty është edhe SHISH. Kadastra degë e Gys-Vlora-AKSHI-t një tmerr më vete kriminalizimi. Ish drejtori përgjithshëm Ilir Proda në hetim.

Ish-zv kryeministrja Balluku anëtare Këshilli Sigurisë deri para tre muajsh, e pandehur. Ish-ministri i Mbrojtjes Vengu, në disa dosje nga Porto Romano e mbetjeve toksike e të tjera. Anëtarët e tjerë janë dekor. Shteti është Mafia. Opozita duhet të bëjë veprime radikale në ndihmë të ndryshimit të kësaj gjendjeje.

Duhet të kërkojë me enrgjencë ndihmë nga partnerët, USA, BE, NATO. Në karriken e Shqipërisë në Aleancë uleshin shokët e bandave të Ramës dhe Gysit. Rama duhet të “shesë” Ramën për të shpëtuar Ramën. Të tjerët nuk mjaftojnë. Ai Parlament duhet shpërndarë me çdo çmim. Protesta 113 ditëshe duhet të hyjë në Kuvend si presion i domosdoshëm. Nuk është fati i një partie, por i një Shqipërie..!!

Share it :