Nuk i pëlqyen pyetjet, Rama shtyn gazetaren Ambrozia Meta

Një episod i shëmtuar ndodhi në fund të prononcimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarë, këtë të martët. Kreu i qeverisë shtyu gazetaren Ambrozia Meta.

Rama u ndal pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë e PS, në një prononcim për mediat. Interesi i gazetarëve u fokusua kryesisht te projekti që kompania e drejtuar nga dhëndri i Donald Trump ka shfaqur për ishullin e Sazanit. Protagoniste e pyetje për çështjen ishte gazetarja Ambrozia Meta. Pyetje të cilave Rama iu përgjigj shpesh me arrogancë dhe prepotencë, duke përdorur shprehje si “injoranca nuk është argument”.

Kulmi i sjelljes prej cubi u pa në fundin e deklaratës. Teksa Rama flet për të mirat, sipas tij, të projektit të Portit të Durrësit, gazetarja Meta i thotë se “aty nuk ka investim, por po shiten pallatet në gropë”.

“Shko shifi”, i përgjigjet Rama, teksa zgjat dorën e djathtë në fytyrën e gazetares dhe e shtyn, duke u larguar.

“Ju lutem mos më prekni më”, i drejtohet gazetarja Ambrozia Meta.

Në këtë mënyre, u mbyll prononcimi me gazetarët.

Kjo nuk është hera e parë që kreu i qeverisë Edi Rama bën të tilla sjelle të pahijshme me gazetarët.

Ndërkohë, organizata ndërkombëtare të lirisë së medias kanë vlerësuar në mënyrë periodike përgjatë viteve të fundit, një përkeqësim të lirisë së medias, nën qeverisjen Rama.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :