Nuk i ndal as shiu as gazi lotsjellës/ Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, një pjesë e protestuesve marshojnë drejt selisë së PS dhe një pjesë drejt Kryeministrisë
Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit nuk janë zmbrapsur.
Një pjesë e protestuesve janë nisur drejt Selisë së PS, ndërsa një pjesë tjetër e tyre mund të lëvizin edhe drejt Kryeministrisë.
Në protestën te Ministria e Arsimit u shënua edhe një moment tensioni, pasi drejt forcave të policisë është hedhur gurë e molotov, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës e ujë me presion.




