Kërkesa për tu shfaqur në PS/ Çfarë loje po luan Veliaj?

Kërkesa për tu shfaqur në PS/ Çfarë loje po luan Veliaj?

Pse kryebashkiaku i burgosur kërkon pjesmarrje në asamblenë e PS, kur e di se e ka të pamundur

Kryetari i burgosur i Bashkisë së Tiranës ka bërë sot një kërkesë për të cilën ai është i sigurtë se s’do tia vërë veshin askush. Me anë të një letre ai ka kaekuar të marrë pjesë ose fizikisht, ose në pamundësi me anë të videokonferencës, në mbledhjen e asamblesë së PS, që mbahet këtë të shtunë.

Për të përligjur kërkesën ai ka renditur të gjitha funksionet që mban: “Unë jam anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, si dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë. Për rrjedhojë, pjesëmarrja ime në këtë mbledhje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave që më burojnë nga anëtarësia dhe funksionet e mia në organet drejtuese të partisë” ka shkruar ai në letrën që i drejtohet si sekretarit të përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, po ashtu edhe SPAK-ut.

Pyetja është pse Veliaj po e hedh këtë hap nga burgu, kur ai e di shumë mirë se përgjigjja do të jetë negative. Nga njëra anë në PS, është e ndaluar prej kohësh të flasësh pa lejen e kryetarit. Nga ana tjetër ai e ka provuar me Prokurorinë e Posaçme që nuk i ka dhënë leje për të marrë pjesë në këshillin Bashkiak, prandaj nuk ka asnjë shanc që ajo ta lejojë të jetë prezent në një mbledhje partiake.

E megjithëatë Lali e ka bërë. Jo pa qëllim. Së pari sepse duke u rrefuzuar dy fish ai përforcon tezën se gjendet në burg me berkimin e Ramës dhe se SPAK dhe kryeministri veprojnë të sinkronizuar

Së dyti, pasi me sa duket ai është në betejë të hapur me Ramën dhe do ti hapë andralla sa herë të ketë mundësi. Së treti nëse do të mbështesë ndonjë projetkt të ri politik, ai do tu dalë borxhit socialistëve që iu betua se s’do gjuaj me gurë shtëpinë e përbashkët, se në këtë mjedis atij ia mbyllën të gjitha dyert. Prandaj Veliaj ka shkruar një letër që e di se do ti griset.

LAPSI.AL

Share it :