Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

Nga Basir Çollaku

Me një frymëmarrje të dendësuar ligsht, me një fjalë si drejtrues i AKSHI-t, organizatë kriminale zyrtarisht, se specialist IT, Edi Rama ngujoi parlamentarët e partiakët e tij, me përpjekjen se fajin tani e ka teknologjia. Algoritmi, rrjetet sociale, transparenca e pavarur prej tij, kanë bërë të veten. E kanë zhveshur lakuriq kreun e qeverisë. Duke luajtur me hipokrizi leksikore, u shfaq në hershmërinë e pafajësisë se gjoja atë e paskan bërë imoral, drogaxhi, hajdut. Po përse nuk tha se jam gati të bëj testin, e të shohim përgjigjen nëse jo apo jo përdorues kokaine?! Se mund të ketë surpriza xhevapi.

Po përse nuk pret hetimet kombëtare e ndërkombëtare të thonë se sa ke vjedhur dhe ku i ke paratë e plaçkitura?! Se mund të shokohemi nga rezultati.

Po. Nuk paske qenë në Aruba as paske dërguar njeri atje?! Mos vrapo fort, se nuk u dihet përgjimeve!

Po a je takuar me anëtarët e samitit të Arubas?! A ke dijeni kush e ka marrë dhuratë krën 400 mijë euroshe të samitit të kokainës?!

Dhe këtë faj e kishte teknologjia, algoritmi i rrjeteve, pasi dikush kishte shpikur një cep të pavërtete dhe orteku e kishte bërë sundues refrenin.

Të gjithë e dinë

Nuk ka më ndërmend askush të trutharet pas këtij individi të shkërmuqur në mendje

Nuk është Algoritmi. Jo aspak.

Eshtë modeli yt Alkapone. Është modeli i gangsterit mafioz të instaluar në drejtimin e vendit. Ortakërisë me Mafian. Plaçkitjen terroistë ndaj pronës e parasë publike. Këta investime strategjike a kanë ndopak burime kokaine në investime?! Le,o vendimet e Gjykatës së Posaçme se ke me bollek

Po me kartelin Sinaloa, Luftarin e sanksionuar nga SHBA, për lidhjet me narkokartelin meksikan e pastrimin e parave, e prite në zyrë?!

Po Gjeneralin italian Lisi, lidhur me Ndranghetan ku deklaronte se më sugjeroi Engjëll Agaçi, sekretarin tënd të përgjithshëm, të marr tokën te Artur Shehu një nga të shumë akuzuarit për trafik droge dhe pronar në Zvërnec di gjë si gjezdisi?!!

Po vetë dhe vëlla Olsi jeni takuar me të?!

Ka shumë të tilla banditizma. ALKAPONIZINI qeverisjes dhe pushtetit është arsye e urrejtjes kombëtare. Edhe ai rrëshkiti demek për evazion, pastaj u shemb mbi organizatën mafioze të tij. Ky është Algoritmi…

Share it :