Fletë-rrufe’ si në komunizëm/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë – I riu: S’jam dakord, Rama n’burg

Qeveria ka nisur të vërë në zbatim, vendimet e pak ditëve më parë, mes të cilave gjobitjen e studentëve që marrin pjesë në protestat kundër tij.

Përmes metodave të ngjashme si ‘fletë-rrufetë’ e kohës së komunizmit, qeveria ka nisur të gjobisë të rinjtë, pjesëmarrës në protestat që zhvillohen kundër saj.

E tillë është kjo gjobë, e cila është siguruar nga Syri, ku ndaj të riut është ndërmarrë masë administrative në shumën e 5000 lekë të reja

Pavarësisht se të riut i është komunikuar gjoba përmes policisë, ai nuk është dakordësuar, madje ka dhënë dhe mesazhin e mëposhtëm për kreun e qeverisë ndaj të cilit kërkohet edhe dorëheqja që prej nisjes së protestave në maj.

‘Nuk jam dakord, Rama n’burg’, ka shkruar i riu në fletën e gjobës që i është vënë nga ana e Policisë.

Image

Share it :