Noka: Koha e fasadës së Rilindjes do të marrë fund

Sekretari i Përgjithshëm të PD, Flamur Noka gjatë një takim me demokratët e Vlorës, është shprehur se koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund.

Noka tha se thelbi i betejës së tyre nuk është mrekullia, por një Shqipëri normale me njerëz dinjitozë, që mendojnë dhe realizojnë ëndrrat në vendin e tyre.

“Ne jemi sot për t’i thënë që jo! Koha e fasadës dhe e propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Është koha e së vërtetës, dhe kur është koha e së vertetës, mashtrimi dhe propaganda zhyten poshtë e më poshtë. Dhe Vlora këtë mesazh do ta japë”, tha ai mes të tjerash.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :