Një
Së pari, zonja Kokalari ju informoj se unë kam një profesion dhe një të përditshme e cila më mundëson të paguaj faturat në fund të çdo muaji.
Së dyti, duhet t’ju informoj se nuk kam pretenduar kurrfarë shpërblimi monetar nga asnjë forcë politike në vend, pasi opozitarizmi i paguar është gjobvënie dhe jo reagim qytetar.
Së treti, nëse zërat kundër Veliajt duhen paguar nga PD-ëja, atëherë ne e meritojmë Veliajn në kuptimin e plotë të fjalës për një herë të tretë.
Së katërti, zëri kundër Veliajt duhet të vijë si nevojë e brendshme e një shoqërie për t’i dhënë së keqes vendin e merituar dhe jo si një direktive partie.
Së pesti, Erion Veliaj është kandidat qelie dhe jo kandidat bashkie, por po u serviret shqiptarëve si kandidat bashkie me bekimin e plotë të ambasadores Yuri Kim dhe faktorit ndërkombëtar.
Post Scriptum- Do të kultivoja një ndjenjë të thellë mirënjohjeje, nëse emrin tim të përveçëm do ta shmangnit në statuset tuaja në kontekste rroge. Në kontekste kundërshtie, kur nuk jeni dakord me mua mund të më referoheni, por jo në kontekste rroge, pasi është mirëfilli ndjesi fyerjeje për mua. Ju faleminderit!
Elona Caslli




