Një fëmijë 10 vjeçar në gjendje kritike për jetën, sillet me helikopter në Tiranë

Në gjendje kritike për jetën është transportuar me helikopter drejt Tiranës një fëmijë 10 vjeç.

Fëmija me inicialet K. L., 10 vjeç, banor nga Maqedonia, ka shkuar në spitalin e Sarandës në gjendje kritike për jetën.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës ishte me epilepsi në gjendje fibrile.

Kjo situatë e fëmijës ka ndodhur në një hotel në Ksamil ku 10-vjeçari me familjen e vet kanë ardhur me pushime.

Gjendja e tij kritike i bëri bluzat e bardha të Sarandës ta transportojnë atë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Share it :