5 kerkesat vetem kjo eshte çeshtja dhe jo Goxhaj!
Nga Petrit Vasili
Nje tallava e pafund me pallavra, akuza, shpifje, dokumente, deshmira gjithfaresh tamam nje pazar mizerabel mediatik eshte investuar nga kryeministri per Dritan Goxhajn.
Kam lexuar 5 kerkesat e protestes, qe jane kaq te qarta dhe pa ekuivoksa qe detyrojne pergjigje po kaq te qarta.
Rama nuk perballet dot me 5 kerkesat e ka absolutisht te pamundur qofte ne pikpamje politike ashtu edhe sociale se morale jo se jo.
Ndaj po merret jo po kush eshte, jo po si eshte Dritan Goxhaj.
Asnje ne Shqiperi, por edhe qindra mijra shqiptare ne diaspore nuk duan te dijne asfare se kush eshte Goxhaj sepse nuk kane ikur nga Shqiperia per shkak tij, por vetem te Rames dhe qeverise se tij, ndaj vijne nga mijra kilometra larg dhe protestojne ne Tirane.
Per fat te keq te tij, Rames kjo perballje e pashmangshme me 5 kerkesat i kerkohet vetem atij sepse nuk eshte ad analist as gazetar, as influencer dhe as qytetar i thjeshte, por eshte kryeminister i vendit.
Eshte vertet i nje niveli shume qesharak reagimi qaraman i Rames qe fajsonte nga agjenturat greke, serbe, iraniane, kosovare, maqedonase, algoritmi, Jared Kushnetin dhe Ivanka Trumpin dhe tani se fundi i eshte versulur “agjentures” Goxhaj.
Pese kerkesat jane aty:
“1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Nje kryeminister, qe ka humbur moralin dhe kurajon politike, qe tu pergjigjet pese kerkesave politike, qe ka nje frike te tmerrshme te debatoje per to nderkohe qe te gjithe shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise e kerkojne realisht nuk eshte me kryeminister.
Pese kerkesat nuk shmangen dot dhe perdredhjet e Rames dhe komedite mediatike e ” beteja” me Goxhajn vetem tregojne dobesine e tij ekstreme.
Qartazi pese pyetjet jane pasqyre e kalbjes politike shteterore qe ne vend te perballjes ka zgjedhur mjerimin e thashethemeve mediatike, qe nuk ja ndyshojne fatin dhe fundin politik.




