Protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, prej më shumë se tre javësh kanë tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve
Në kulmin e revoltës qytetare, eurodeputetja gjermane, Jutta Paulusm ka njoftuar se do ti bashkohet protestës më datë 29 qershor në Tiranë.
Në një koment në rrjete sociale, ajo thotë se do të jetë në protestë të hënën e ardhshme.

Deklarata e saj vjen në një moment kur çdo pasdite Tirana jehon nga thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, ndërsa mbetet për tu parë qëndrimi që ajo do të mbajë lidhur me këto zhvillime.




