Nga Enver Bytyci: Alibitë e “Palloshit” për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen e pasurive publike!

Nga Enver Bytyci: Alibitë e “Palloshit” për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen e pasurive publike!

Behgjet Pacolli deklaroi se “Belinda Balluku më thirri në zyrë dhe më fyu”! Edhe ia ka dhënë aeroportin, edhe “e ka fyer”! Diçka shumë sureale. Ndërkohë tha se nuk e kishte takuar dhe as kishte komunikuar me zotin Rama përpara se sa të “fitonte” tenderin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Më mirë se kaq nuk kishte se si të alibiohej sulmi mbi Ballukun dhe mbrojtja e kryeministrit Rama. Edhe miopët dhe naivët e kuptojnë mesazhin e këtyre dy fjalive. Se, edhe nëse Belinda ta ketë fyer Pacollin, është krejt mashtrim pohimi se ky i fundit nuk paska kontaktuar me kryeministrin “më të mirë”, siç thoshte ai, Edi Ramën. Përkundrazi Rama ka qenë garant te Pacolli dhe porositësi për të marrë pjesë në tendët dhe “fituar” atë. Mjaft më me simite që shiten për pite.

Ndërkaq SPAK-u publikoi disa sms të kreut të “Rrugëve pa Rrugë” me ministren e tij, Belinda Balluku. Njësoj si në rastin Veliaj. Kreu i qeverisë po ndjek të njëjtin skenar. Ka mobilizuar medien që të përhapë sa më shumë helmin që SPAK lëshon kundër viktimës së radhës të Edi Ramës. Synimi është që “Palloshi” të dalë i larë nga skandali, të mos ndotet në asnjë pjesë të trupit e të trurit. Gjithë vëmendja e opinionit duhet të shkojë te viktima e vullnetshme e Ramës, Belinda Balluku. Ndryshe spërkatet me pesticide edhe Edi Rama. Kjo strategji ka funksionuar dhe po funksionon në rastin e radhës. Edhe kënga “Bela ciao, Bela ciao” është e porositur! Gjithçka në funksion të shfajësimit të fajtorit kryesor. Kjo është metoda mafioze e fshehjes së krimit. – Denigro dhe diskreditoje në publik partnerin në hajni dhe dil i larë nga kjo histori!

Agron Shehaj në parlament, duke ritheksuar sms e Ballukut me fjalinë “Prit t’i çoj fjalën k..rvës”, në fakt ia bëri shërbimin Palloshit, të cilin Bela e quan “K.rvë”! Njerëzit do të besojnë me këtë se Belinda ka vepruar në kokë të vet, dhe pa dijeninë e rojtarit të dardhave. Edhe ky lloj diskursi jo vetëm nga Shehaj, por dhe opozitarë të tjerë, ka shkuar në drejtimin që dëshiron Palloshi. Të duket sa më larg Belinës dhe bëmave të saj! Ky është qëllimi i gjithë propagandës kundër Ballukut.

Por problemi është se kryeministri e mban akoma si zëvendëse të tij pikërisht këtë viktimën, të cilën vetë e hodhi në gojën e ujqërve. Nuk e heq dot. Vetë viktima nuk hiqet si e tillë dhe nuk do që të japë dorëheqjen. Si do të bëhet? Kjo sjellje do të shërbejë gjithashtu si ushqim për mediet. “E lagu apo nuk e lagu”, do të jetë loja. Derisa Palloshi të nxehet e t’i thotë SPAK-ut na sillni kërkesën për ta arrestuar Belinda Ballukun. Dhe kjo do të ndodhë, nëse Balluku do ta zgjatë dorëheqjen e saj deri në masën që njerëzit të kuptojnë se ajo shantazhon shefin e vet në krye të qeverisë. Por a do ta zgjidhë problemin arrestimi i viktimës së Ramës? Besoj se jo.

Belinda e ka kërcënuar kryeministrin me fjalinë “Të marr dhe ty me vete! Unë nuk jam Erioni”! Mjafton kaq dhe të kuptosh sa e ndërlikuar është situata. Në fakt askush nuk beson se ka nevojë që Ramën ta marrin me vete Belinda apo Erioni. Përkundrazi, duhej të ishte kryeministri ai që në një shtet të së drejtës t’i merrte me vete viktimat e tij. Por kur mungon e drejta, atëherë qytetarët luten që viktimat ta marrin me vete Palloshin. Është një lutje realiste, por a do të ndodhë kjo? Sërishmi nuk besoj as në këtë skemë. Palloshi i palon bashkëpunëtorët e tij te SPAK-u si të dojë dhe kur të dojë vetë.

Ne kemi parë një video, kur krye..ti thoshte: “Pse nuk e njohim ne se kush është Beqir Balluku? Një m…m..ti”, thoshte ai. Edhe Palloshi i përmbahet kësaj formule në rastin e mbesës, ndonëse ai vetë është kreu i m, në krye të qeverisë shqiptare! Të gjithë e dinë këtë. Askush nuk beson se Behgjet Pacolli ashtu rastësisht u bë aksioneri kryesor i aeroportit të Vlorës. Është kreu i qeverisë ai që para se të tenderojë përzgjedh koncensionarët dhe strategjikët. Më pas i adreson te ministrat përkatës. Ndërsa këta të fundit hyjnë në lojë me një punë të mbaruar – pazaret. Pazari është bërë nga kryem..! Kështu që ministrave nuk iu kërkohet kjo gjë. E vetmja gjë që u kërkohet është që plaçkën e radhës nga paratë publike ta ndajnë mirë.

Nëse ministrat dhe bashkëpunëtorët e tjerë të kryem… tregohen korrektë, nuk bëhen viktima. Nëse marrin ndonjë pjesë të Palloshit, atëherë ata shkojnë në satër. Ben Ahmetaj për këtë u shndërrua nga miku më i afërt, armiku më i madh i shefit të tij kryeministër. Po kështu edhe Bela do ta ketë zhvatur Palloshin, prandaj dhe u përgatit gijotina për të. Kështu është e do të jetë me të gjithë ata që besojnë se pasurohen duke vjedhur së bashku me Edi Ramën. Diku do të gabojnë në vjedhje. Dhe gabimi më i vogël në këtë kushton shumë. Pastaj bëhesh m..t – m..ti!

Share it :
Mato: Pastrimi i parave në ndërtim po lë të rinjtë pa strehë: Të monitoren transaksionet Në një kohë kur Tirana dhe zonat turistike të Shqipërisë përjetojnë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimi, me kulla që ngrihen çdo ditë, një pyetje thelbësore po shqetëson gjithnjë e më shumë publikun: nga vijnë të gjitha këto para? Alarimin e ngriti Fanswa Mato, anëtar i departamentit “Brain Gain” në PD, i cili nga tryeza e diskutimit ‘Qeveria e Pasigurisë – dhe alternativa e opozitës’, denoncoi se pas fasadës së projekteve luksoze fshihet fenomeni i pastrimit të parave, duke e deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët e zakonshëm blerjen e një shtëpie. Mato, një profesionist me përvojë në menaxhimin e ndërtimit në Neë York, thekson paradoksin e hidhur të realitetit shqiptar: ndërsa miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit, çmimet e apartamenteve kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet mesatare. Fanswa Mato: Përvoja ime personale më ka dhënë mundësi të punoj në një mjedis ku standardet, transparenca dhe rezultatet konkrete janë thelbësore. Pikërisht kjo eksperiencë më motivon të kontribuoj me njohurinë dhe përvojën time për çështjet që lidhen me zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot dua të flas për një nga problemet më serioze që po dëmton ekonominë shqiptare dhe po rëndon jetën e qytetarëve tanë: pastrimin e parave në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në ndërtim. Gjatë viteve të fundit kemi parë një bum të jashtëzakonshëm ndërtimesh, sidomos në Tiranë dhe në zonat turistike, ku kulla të reja ngrihen çdo ditë, projekte luksoze shtohen me ritme të shpejta dhe miliona metra katrorë ndërtohen çdo vit. Por pyetja që ushtrojnë shqiptarët është shumë e thjeshtë: nga vijnë të gjitha këto para? Sepse realiteti është ky: ndërsa ndërtohet gjithnjë e më shumë apartamente, qytetarët shqiptarë e kanë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një shtëpi. Çmimet janë rritur në nivele të papërballueshme për familjet e zakonshme. Të rinjtë nuk arrijnë të sigurojnë një strehim, ndërsa shumë apartamente mbeten bosh dhe përdoren vetëm si instrumente financiare. Ky është paradoksi i Shqipërisë sot. Në njërën anë kemi një mbingopje me ndërtime, nga ana tjetër kemi mungesë strehimi për qytetarët. Kjo nuk është ekonomi normale tregu. Kjo është pasojë e deformimit të tregut nga paratë informale dhe nga mungesa e kontrollit shtetëror. Sipas të dhënave dhe analizave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shqipëria ka pasur për vite me radhë probleme serioze në luftën kundër pastrimit të parave dhe organizata të rëndësishme ndërkombëtare kanë evidentuar dobësi në kontrollin financiar dhe në monitorimin e sektorit të ndërtimit. Gjatë analizës së këtij fenomeni, janë përdorur të dhëna nga institucione si Banka e Shqipërisë, INSTAT, Agjencia e Inteligjencës Financiare dhe FATF. Janë zhvilluar gjithashtu biseda me profesionistë të tregut, agjentë imobiliar, noterë dhe ekspertë financiarë. Të gjitha këto tregojnë se ekziston një shqetësim real për mënyrën se si fondet e dyshimta depërtojnë në ekonominë shqiptare. Mekanizmat janë të ndryshme. Në shumë raste përdoren kompani me burime financiare të paqarta, përdoren pagesa të mëdha kesh, transferta të dyshimta dhe forma të tjera që e bëjnë të vështirë gjurmimin e origjinës së parave. Në disa raste kemi dhe kompani që nuk justifikojnë nivelin e investimeve që realizojnë. Dhe kush e paguan koston e kësaj situate? E paguajnë qytetarët shqiptarë, e paguajnë familjet e reja, e paguajnë bizneset e ndershme, e paguan ekonomia e vendit. Sepse kur paratë e paligjshme futen në treg, konkurrenca bëhet e padrejtë. Çmimet rriten artificialisht, korrupsioni forcohet, besimi tek shteti dobësohet dhe në fund humb qytetari i zakonshëm që punon me ndershmëri. Si opozitë, ne kemi detyrimin moral dhe politik të ngremë zërin për këtë problem. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi ekonomi informale dhe mbi mungesë transparence. Ne kemi nevojë për institucione të forta, për kontroll real financiar dhe për shtet ligjor funksional. Ne kërkojmë rritje të transparencës në transaksionet e pasurive të paluajtshme, kufizim të pagesave kesh në sektorin e ndërtimit, kontroll më të fortë mbi burimin e fondeve, monitorim më rigoroz të kompanive të ndërtimit, bashkëpunim më të madh mes institucioneve financiare dhe organeve ligjzbatuese. Ky nuk është thjesht një debat politik. Ky është një debat që prek ekonominë e vendit, të ardhmen e të rinjve dhe mundësinë që qytetarët shqiptarë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.