Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një peshkatar nga nxjerrë nga ujërat e lumit Drin trupin e pajetë të një fëmijë të mitur, me shenja dhune në pjesën e fytyrës.
Dyshohet fëmija të jetë mbytur bashkë me nënë e tij dhe dy të mitur të tjerë. Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj të mitur janë denoncuar të humbur tre ditë më parë nga bashkëshorti i saj, Ergys Arrazi.
Ky i fundit është ndaluar nga policia.
Dyshohet se nëna bashkë me tre fëmijët dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç, të jenë mbytur në lumin Drin. Ndërkohë polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.
Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases Alma Arrazi dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia.




