Ndryshimet/ Llalla emëron 5 prokuror të rinj. Blerim Tominaj te krimet e Rënda

 Blerim TominajKryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur këtë të mërkurë rokadën e drejtuesve në 5 prokurori në rang vendi. Në krye të Krimeve të Rënda me firmën e Llallës është vendosur Blerim Tominaj, i cili deri më tani ka qenë drejtues i komanduar në këtë prokurori. Tominaj është i njohur dhe si prokurori i dosjes së 21 janari, ku gardistët fituan pafajësi për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm. Ndër ndryshimet e tjera të firmosura nga Llalla janë ato të  Besnik Canit, i cili shkon në krye të prokurorisë së Elbasanit, të drejtuar deri më tani nga Eugen Beci, Artenc Cela në krye të akuzës së Lushnjes, Agron Gjana drejtues në Durrës dhe Përparim Vukaj drejtues në Prokurorinë e Lezhës.

 

Kapen në Morinë dy të rinj, po trafikonin drogë në Kosovë

 Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë kufitare në Morinë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Avdulla Matmuja, 20 vjeç, dhe Durim Hasolli, 24 vjeç, u kapën me 50 doza kanabis me vete. Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre nënpikën kufitare në Morinë, Hasolli e Matmuja iu gjetën të fshehura në trup 50 doza lëndë narkotike e llojit kanabis me qëllim tregtimin në Kosovë.

Share it :