Dërgohen raketa nukleare në kozmos për të shkatërruar asteroidët, të cilët mund të godasin Tokën Për të penguar shpërthimin e objekteve të panjohura, ekspertët vënë në dukje se shkatërrimi i asteroidëve me raketa nukleare do të ishte veprim i mirë, sidomos nëse janë të drejtuar kah asteroidët e vegjël dhe kometat. (Meqë ra fjala, kometat tash për shekncëtarët nuk do të jenë të panjohura, meqë një sondë është dërguar për të ndriçuar misterin e tyre, shih artikullin: Zgjohet roboti në kometë) NASA dhe Drejtoria kombëtare për siguri nukleare kanë bërë të ditur se prej tash e tutje bashkërisht po punojnë në gjetjen e zgjidhjes për asteroidë të mundshëm të rrezikshëm, të cilët i afrohen Tokës, të cilat mund të përfshijnë edhe përdorimin e amrëve bërthamore. Mu si në filmin “Armagedon”, në të cilin Bruce ëillisi burrëror shkon në kozmos për të shkatërruat asteroidun, sipas planeve të NASA-s, bomba nukleare do të mudn të dërgohej në kozmos me anë të raketave. “Këto dy agjneci po punojnë ndamas, por ndonjëherë planet dinë t’u përputhen. Se deri se në çfarë zgjidhjeje të përbashkët do të vijnë, kjo do të jetë gjë e mirë”, ka thënë Bruce Betts, drejtor për shkencë e teknologji në Shoqatën planetare. Shkencëtarë thonë se në afërsi të Tokës sillen rreth një milionë asteroidë, por secili prej tyre nuk paraqet rrezik. Megjithatë, dëshmi frikësuese se sa janë të rrezikshëm dhe si secili prej tyre mund ta godasë Tokën është shfaqur në shkurt të vitit të kaluar, kur një objekt i panjohur ka shpërthyer mbi Çelabinskin rus, me fuqi 20 deri 30 herë më të madhe se ai i Hiroshimës.
Cili është vendi ynë në këtë botë?
Historia e species sonë zbulon shumë nga natyra njerëzore. Flet një studiues i madh, Ian Tattersall Paleoantropologjia nuk merret vetëm me ekzaminimin e kockave fosile e shenjave të njeriut në të shkuarën. Përmes studimeve të gjata që të kujtojnë hetimet policeske, ia del të bashkojë mijëra prova rastësore për të rindërtuar historinë e llojit tonë, evolucionin e tij dhe shkaqet që kanë çuar një majmun antropomorf, të dominojë të gjithë planetin. Njëri nga studiuesit më të afirmuar në këtë fushë, Ian Tattersal, nga viti 1971 deri në vitin 2010 ka qënë përgjegjës i Sektorit të antropologjisë në Muzeun amerikan të historisë natyrale, në New York, në të cilin është sot Kurator i Merituar. Çfarë është specia Homo Sapiens, krahasuar me format e tjera të jetës së kafshëve e bimëve që popullojnë planetin Tokë? Homo Sapiens ka një vend përsosmërisht të rehatshëm në brendësi të Pemës së Madhe të jetës, së bashku me të gjithë milionat e llojeve të gjallesave që popullojnë dhe kanë populluar planetin. Nëse dëshirojmë ta shohim në terma të klasifikimit, që është metoda e përdorur nga zoologët për të “sistemuar” çdo specie në një kuadër të përgjithshëm, dhe ta vendosim në marrëdhënie me të tjerat, njeriu mund të shikohet (duke u ngjitur në kategoritë e ndryshme të klasifikimit, nga më e ngushta, tek më e gjëra) si një hominoid, pra një vertebror (së bashku me zvarranikët, amfibët, zogjtë e qiellit, peshqit dhe gjitarët e tjerë), pastaj një specie me bisht, një kafshë dhe një organizëm gjallues. Në këtë mënyrë ia dalim të vendosim marrëdhëniet dhe përafrimet (ose largësitë) me pjesën tjetër të botës së gjallë. Pra, nga këndvështrimi i zoologut dhe i studiuesit, nuk ekzistojnë “kapërcime” të mëdha midis nesh dhe pjesës tjetër të mbretërisë së kafshëve? Njerëzit kanë patur gjithmonë perceptimin e thellë të të qënurit shumë të ndryshëm nga pjesa tjetër e natyrës, por nga pikëvështrimi i strukturës dhe trashëgimisë gjenetike, nuk jemi aspak shumë të largët nga të afërmit tanë më të afërt, majmunët antropomorfë aktualë.
NASA zbulon prova qytetërimi në Mars
Roboti i dërguar nga NASA mbi planetin Mars duket se ka zbuluar të parën provë se aty ka një qytetërim alien. Entuziastët e teorive konspirative janë çmendur nga gëzimi, kur kanë parë një foto të dërguar nga sonda Curiosity. Sipas tyre, bëhet fjalë për një piramidë mbi Mars. Kjo nuk është hera e parë që ata shohin forma të ndryshme mbi Mars, por këtë herë ata janë të bindur se nuk bëhet fjalë për një rreng të dritës dhe hijeve. Sipas tyre, kjo piramidë është rezultat i punës së inteligjencës. NASA nuk ka komentuar akoma.




