Meta: Të gjitha paditë ndaj meje përralla të Edi Ramës, u shkua deri aty sa u falsifikua firma e kryetarit të Kuvendit

I ftuar ne emisionin “Now” ne Euronews Albania, kreu i Pl Ilir Meta tha se të gjitha paditë ndaj tij jane përralla të Edi Ramës.

 

“Shumica që kanë bërë paditë marrin rrogë në kryeministri, në Bashkinë e Tiranës. Nuk kam asnjë shqetësim, kallëzimet që kam bërë i kam bërë në emrin tim, me numra llogarie, me emra konkretë.
U falsifikua firma e kryetarit të Kuvendit. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë thirrje për këtë padi. Kur falsifikohet firma në një process në Gjykatën Kushtetuese kundër presidentit të republikës, imagjinoni se cfarë ndodh me firmat e tjera.”

Share it :