Mbështetje ndaj SPAK, the rule of law, apo, rule of Lu

Nga Basir Çollaku/

Drejtësi e re, punonjës të vjetër, skemë ndryshe, emra të tej viteve 90 nga hetuesia enveriane në drejtim të kupolës, rezultate të vakëta, besim me grafik të çrregullt. Një shërbim i pakësuar në kohë e cilësi, afatet fluturojnë me vite, qindra mijë dosje në magazinë, qytetarë thinjen duke pritur radhën, shtetarët i bien tangjent përballjes, duke u amnistuar, si gjithnjë në kurriz të procedurave. Kjo është harta aktuale ligjore në të cilën jemi sot, me shërbimin e dhënie-marrjes së drejtësisë.. Përrallat politike e diplomatike janë hipokrizi e thekur. Kujtojmë gjithë luhatjet e kundërshtitë e partiakëve, por amerikanët i detyruan 140 deputetë, të PS, PD, e gjithë partive tjera të Kuvendit të votonin Reformën në Drejtësi mesnatën e 20-21 korrikut 2016, e finalizuar me puthjen jo krejt diplomatike në lozhat e sallës plenare mes ish- ambasadorëve atij amerikan Donald Lu dhe të BE, Romana Vlahutin.Nuk janë të harruara mesazhet edhe publike të ambasadave ndaj deputetëve të lëkundur, apo takimet e Donald Lu me deputetë, ish-objekte të dekriminalizimit, më pas të arrestuar, për këto shkaqe penale.Aq sa përpjekja për të shkuar te pritshmëritë në Rule of Law, u kthyen në Rule of Lu. Më pas ajo çka rrodhi si formësim institucionesh të reja, apo rivlerësimi, ishin një propagandë e shfrenuar për të mbuluar shumë akte të tjera ndodhur brenda saj. Hetues të diktaturës nuk ikën nga sistemi, por u mbështetën dhe emëruan drejtues. Mbikëqyrja ndërkombëtare e reformës u la në duart e një kompanie ujësjellës kanalizimesh austriake, me target punën në botën e tretë, por iu besuan mbi 400 milionë euro. Emrat ndërkombëtar në komisionet e monitorimit, ishin aspak cilësor nga profesioni dhe me histori akuzash e hetimesh për korrupsion, së paku në Kosovë, për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe kryerje porosish jo ligjore.Partia Demokratike, pra opozita, nuk u përfshi në masën e duhur dhe la të quajturën reformë në duart e Edi Ramës dhe partnerëve indiferentë, konsumatorë qokash. Në KPK, KPA, KLP, KLGJ, Komisionerë Publikë, e të tjera institucione të reja u përfshinë personazhe me problem penale, mosedeklarime, fshehje pasurie, si dhe me një edukim jashtë kritereve kushtetuese, duke qenë të shantazhueshëm, Zgjimi anemik i saj ndodhi kur instrumenti nisi tu vihet kundër. Kraja, Nurihani, Sheshi, Dvorani, apo ekspertet e quajtur të lartë Ibrahimi, Sadushi, e mjaft ustallarë të para viteve 90-të, u shitën si kostume të reja, duke shërbyer talljen si ofertë serioze. Amerikanët e Lu dhe evropianët e Vlahutin nuk heshtën por i mbështetën. Ndonëse aty ka vend për hetim të thelluar financiar e njerëzor, Strasburgu ka dhënë vendime ku pohon problemet serioze të sistemit të rivlerësimit, Venecia më herët në 2015, kishte lajmëruar kontrollin nga qeveria të kësaj strukture të re, qytetarët ofruan mbështetje në këmbim të dhënies së drejtësisë. Vendim për dosjet e partnerëve sollën një rritje të dhënash, por ajo çfarë nuk po bëhet ka alarm ende të pashfaqur.

Politikanët dhe kushtet

Mbështetje pa kushte SPAK, thonë politikanë të shumtë, sapo kanë kaluar një hetim pa dallgë të mëdha, apo rastësisht mund të jenë në zgrip të një padie të re. Ka politikanë të pavërtetë por dhe servilë ndërkombëtarësh, kur thonë mbështetje pa kushte Prokurorisë së Posaçme. Mbështetjen më të madhe duhet ta ketë Gjykata, e cila ndalon ose kalon pretendime prokurorësh e hetuesish, sipas provave të ofruara nga përfaqësuesi i akuzës. Ajo duhet të jetë garanci dhe jo e trembur siç është fatkeqësisht sot nga Prokuroria duke e kthyer në notere kërkesash.

Po SPAK dhe Gjykata duhen mbështetur, çdo nivel qofshin, sigurisht Byroja Kombëtar e Hetimit, apo Policia e Shtetit.

Me kushte po.

Me kushte të mbrojë e zbatojë Kushtetutën e vendit.

Kodin Penal.

Kodin e Procedurës.

Vendimet unifikuese të Gjykatave Ndërkombëtare, ku kemi detyrime nga anëtarësimet e Konventat përkatëse

Me kusht të mos arrestojë qytetarë, zyrtarë, por edhe pushtetarë deputetë, e politikanë, askënd, pa prova.

Me kusht të gjejë prova, pastaj të akuzojnë, ndalojnë, arrestojnë, e dërgojnë në gjykatë këdo shtetas shkelës ligji, konsumator të një vepre penale.

Me kushte mos tolerojnë pushtetin, mos heshtin dhe lënë në harresë veprime hetimore të rëndësishme ndaj zyrtarëve publikë, kur ata janë në gjendje dhe të cenojnë provat, faktet, cilësinë dhe besueshmërinë e hetimit.

Pastaj ka mjaft politikanë që hanë dokrra hini tre vaktet, ulërasin sapo takojnë ndonjë diplomat, apo ambasador turistik, e turfullojnë mbështetje pa kushte, por dje shanin me rob shpie drejtësinë, kur ishin të pandehur, e ngrenë në qiell kur ajo heton kundërshtarët. Kjo është hipokrizi e marrë me qera tek halli.

Ka plot raste kur përfaqësues ambasadash turren tek prokurorë e gjykatës e “urdhërojnë” ndjekje penale e arrestime, dënime emrash të përveçëm, e njerëzit e drejtësisë sonë me demek të pavarur kokulur thonë yes…

Kjo nuk është rule of low, por rule of Lu, pavarësisht se Lu-ja ndryshon sipas mandatit e zëvendësohet me një diplomat tjetër, duke u bërë rule of Kim, Soreca, Eskobar, Li, Blinken, Soros etj….

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Më keq se Vuçiçi’/ Berisha: Rama vuri sanksione ndaj Kosovës, çfarë duhet të bëjë tjetër të quhet kryetradhtar Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Foltoren në qytetin e Dibrës ka krahasuar qëndrimin e kryeministrit Rama ndaj Kosovës si “më të rëndë se ai i presidentit serb Aleksandar Vuçiç”. Berisha tha se qeveria shqiptare ka mbajtur qëndrime që dëmtojnë interesin e Kosovës dhe të shqiptarëve në rajon, duke përmendur takime dhe iniciativa rajonale që kanë synuar rishikimin e kufijve të Kosovës. Ai akuzoi Ramën për qëndrime politike në samite rajonale dhe për përdorim simbolikash, të cilat kanë përçuar mesazhe të gabuara për statusin e Kosovës. Berisha tha gjithashtu se Shqipëria ka mbajtur qëndrime të paprecedenta ndaj Kosovës, duke përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve, të cilat i cilësoi si të dëmshme për marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas tij, veprime të tilla nuk kanë ndodhur më parë nga asnjë qeveri shqiptare dhe përbëjnë, siç u shpreh, devijim nga interesat kombëtare. Deklarata e plotë: Dibrane dhe dibranë, shqiptare dhe shqiptarë, mendoni pak. Mendoni pak çfarë i bëri Kosovës. Më tepër se Vuçiçi. Absolutisht më keq. Ja të ndalemi. Erdhi në pushtet, drejt e në Beograd. Nuk ishte me katër sy. Ishte me gjashtë sy, aty ishte dhe Batoni, ish-agjenti personal i Stankoviçit. Çfarë ra dakord aty? Çfarë u bë? Doli që Kosova duhet të dorëzojë territore. Doli që duhet të ndryshojnë kufijtë e Kosovës. Paçka se Kosova kishte fituar gjyqin ndërkombëtar. Paçka se në gjykatë ndërkombëtare nuk kishte paditur Kosova, kishte paditur Serbia, Kosovën. Dhe Kosova kishte, dhe Serbia kishte humbur gjyqin. Dhe gjykata i kishte njohur kufijtë ekzistues si kufi ndërkombëtar të Kosovës. Gjykata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po ato nuk i njihte Vuçiçi. Dhe tani duhet t’i vinte në diskutim edhe argati i tij. Dështoi me këtë. Shkoi në Novi Sad. Mos harroni kurrë atë hartë të vendosur në katedrën ku po flisnin, e cila tregonte Kosovën pjesë të Serbisë. Në qoftë se simbolet flasin, ai ishte simboli më i urryer ndaj shqiptarëve. Edi Rama fliste aty duke patur përpara një hartë në të cilën Kosova ishte shkrirë, s’ekzistonte më. Dhe këtë hartë e postoi në Facebook-un e tij. Cili ishte kuptimi? Kosova duhej të ndahej. Projekti i parë që thoshin, ja po ti kalojmë ca fshatra të të, aty Preshevës vijnë këtej, këto shkojnë andej e këto me radhë, absolutisht s’ishte asgjë tjetër, vetëm Serbia gjer tek Patrikana në Pejë, i merrte të gjitha ato territore. Ky projekt ishte i Slobodan Millosheviçit dhe e ka sjellë në zyrën time nëpërmjet ndërmjetësve nga Greqia dhe Turqia disa herë. Por natyrisht s’më shkonte mendja kurrë të pranohej. Dështoi dhe me këtë. Vuri sanksione, i pari në Evropë që vuri sanksione ndaj Kosovës. A mund të ndodhë kjo mor miq? Po çfarë duhet të bëjë tjetër më shumë të quhet kryetradhtar? Si moj i vure sanksione? Çfarë të bëri Kosova ty që i vure sanksione? Përveç respektit. Ju e dini çfarë respekti dhe adhurimi kanë për Shqipërinë. Paditi kryeministrin e Kosovës në gjyq, s’ka ndodhur kurrë. Një kryeministër të padisë kryeministrin tjetër. Ky po, e paditi. E paditi sepse natyrisht nuk mund të pranonte kurrë aktet e tij të copëtimit të Kosovës. Do hartonte ky, Paniç i ri, statutin e Asociacionit të komunave serbe si një shtrirje të shtetit serb në Kosovë. Po si mundet? Si mundet një shqiptar? Po se mori përsipër këtë as kryeministri i Maqedonisë, as i Bullgarisë, as i Rumanisë, asnjë! Si mundet ti të jetë një argat i verbër i Vuçiçit? Dhe Veriu i Kosovës tokë e askujt. Ta marrin në dorë KFOR-i. Do kthehet në kohën e bronzit. Se sipas tij Putini do hidhte armë bërthamore në Kosovë.