32 vjet më parë, më 22 mars të vitit 1992, Partia Demokratike arriti fitoren e saj të parë historike në vend, vetëm 14 muaj nga koha kur ajo ishte themeluar.
Vetëm një ditë pas fitores, që shënoi edhe rënien nga pushteti zyrtarisht të Partisë së Punës, Partia Demokratike organizoi një miting në Sheshin “Skënderbej”, ku morën pjesë mijëra vetë.
Për këtë, drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka rikthyer pamjet e asaj dite përmes të cilave sipas tij kuptohet filozofia bizantine e kundërshtarit politik.
Sipas Lelës, ky është një moment që vlen për studiuesit më shumë se për tifozët, sepse këta të fundit, shton ai, do bërtasin e studiuesit do heshtin.
“Në nje kohe kur fjalori i termave demokratikë në Shqipëri ishte ende te A-ja, Sali Berisha, shefi i opozitës se krijuar jo më shumë se para nje viti, dhe forca që ai drejtonte, kishin vizionin e qartë, perëndimor dhe të drejtë për raportet pushtet-opozitë. Mjafton kjo, 32 vjet më pas, për të kuptuar filozofinë bizantine të kundërshtarit politik.
Koncepti i Berishes per opozitaret i perket 23 marsit 1992, nje dite pas fitores ne zgjedhje te Partise Demokratike.
Mendoj se ky eshte nje moment qe vlen per studiuesit me shume se per tifozet, por sic e do zakoni, tifozet do bertasin e studiuesit do heshtin”, shkruan Lela në rrjetet sociale.




