Kryeministri kroat: Suksese Kuvendit dhe mikut tim Berisha! Me PD ndajmë orientimin e qëndrueshëm pro-europian

Kryeministri kroat: Suksese Kuvendit dhe mikut tim Berisha! Me PD ndajmë orientimin e qëndrueshëm pro-europian

Andrej Plenkoviç, Kryeministri i Kroacisë, ishte i pari që përshëndeti përmes një videomesazhi punimet e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Të dashur miq,

U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.

Të gjitha të mirat nga Zagrebi”,tha Plenkoviç.

Share it :