Komisionet për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, Salianji dhe Vokshi kryetarë

Pas marrëveshjes së arritur me mazhorancën, Partia Demokratike ka nisur nga puna dhe ka caktuar emrat e anëtarëve të 2 komisioneve që do të ngrihen, një për daljen e të dhënave të sistemit TIMS dhe për atë të koncesioneve në shëndetësi.

Mësohet se sa i përket daljes së të dhënave të TIMS, kryetar është caktuar Ervin Salianji, ndërsa anëtarë do jenë Elda Hoti, Luan Baçi e Asllan Dogjani, Ramadan lika, Lefter Gështenja dhe Xhelal Mziu.

Sa i përket komisionit për koncesionet në shëndetësi, posti i kryetares i është besuar Albana Vokshit me anëtarë Zheni Gjergji, Ina zhupa Edmond Spaho, Sajmir Korreshi dhe Petrit Vasili.

Nga PS, si nënkryetarë janë zgjedhur Toni Gogu për të dhënat e sistemit TIMS, ndërsa për koncesionet në shëndetësi, Plarent Ndreca.

Anëtarët e tjerë do të mësohen gjatë seancës parlamentare të ditës së nesërme, kur deputetët pritet të votojnë për ngritjen e dy komisioneve.

Dy komisionet do të kenë tetë anetarë nga mazhoranca dhe shtatë nga opozita, përfshirë kryetarin.

Ngritja e dy komisioneve hetimore u dakordësua mes mazhorancës dhe opozitës për të rikthyer normalitetin në Kuvend.

Të dhënat nga TIMS

  • Ervin Saljanji  – Kryetar
  • Ramadan lika
  • Lefter Gështenja
  • Xhelal Mziu
  • Elda Hoti
  • Luan Baci
  • Asllan Dogjani

Koncesionet në Shëndetësi

  • Albana Vokshi – Kryetare
  • Zheni Gjergji
  • Ina zhupa
  • Edmond Spaho
  • Sajmir Korreshi
  • Petrit Vasili
  • Zëvendësues Ilda Dhori/ Emilia Koliqi
🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :