Në “Rio 2016” do të marrin pjesë edhe 6 sportistë kuqezinj, që tashmë kanë mbërritur në Brazil, aty ku sot në mbrëmje do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike. Flamurin kuqezi në ceremoni do ta mbajë atletja Luiza Gega, e cila nuk do të ketë shumë kohë për t’u shplodhur, pasi është nisur dje dhe pas një udhëtimi të gjatë do t’i duhet të jetë në pistë. Natyrisht jo për të garuar por të mbajtur lart ngjyrat kuqezi. Ajo është e fundit nga delegacioni që ka mbërritur në Rio edhe për faktin se garon e fundit, më 13 gusht, bashkë me atletin tjetër Izmir Smajlaj.
Datat e garimit të sportistëve kuqezinj në “Rio 2016” 7 gusht,
Evangjelia Veli – Peshëngritje (pesha 53kg)
10 gusht, Briken Calja – Peshëngritje (pesha 69kg)
10 gusht, Nikol Merizaj – Not (100m stil i lirë)
11 gusht, Sidni Hoxha – Not (50m stil i lirë)
13 gusht, Luiza Gega – Atletikë (3000 metra me pengesa)
13 gusht, Izmir Smajlaj – Atletikë (kërcim së gjati)




