Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në emisionin “Log.” në Panorama TV renditi “bëmat” e Edi Ramës në këto vite qeverisje. Shehi e nisi me kanabizimin e vendit, duke thënë se u la të mbillet sikur të ishte misër.
Teksa iu referua ish-ministrit Saimir Tahiri, Shehi tha se vetëm në një vend të Afrikës policët mund të dalin me kapele në duar për të mbështetur ministrin e tyre.
“Çfarë ka bërë Edi Rama, që e ka filluar me kanabizimin e vendit, me shkatërrimin e policisë, se e mbolli sikur të ishtë misër. Edhe kur iku ministri i Brendshëm doli policia me kapelë ‘faleminderit zoti ministër’. Vetëm në një vend të Afrikës mund të dalin policët për ministrin. Policia është e shtetit shqiptar.
Në 2017 bën ato marrëveshjet, disa thonë të hapur disa të fshehtë. Unë nuk e kam kuptuar.
Pastaj erdhëm te mandati i dytë që përfundoi me inceneratorët.
Më parë u krijuan Këtu u sajua një perzonash i ri që ishte harruar në politiken shqiptare, patronazhistët, si ata spiunet e vegjël në kohën e komunizmit. Tani kanë dalë këta aktivistët. Ne duhet të merremi me këtë lloj çështje”, tha Shehi.




