Kam parë çdo gjë me sytë e mi’/ Aktorët ‘në mbështetje’ të Veliajt, Liçaj: Përse çuditeni? Nuk dinë të jetojnë në këmbë…
Mes hijes së rëndë të 13 akuzave të rënda, përfshirë korrupsionin, që rëndojnë mbi Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, paraqitja e disa aktorëve në mbështetje të tij në Gjykatën Administrative ka shkaktuar reagime.
Lidhur me këtë, aktori dhe aktivisti Neritan Liçaj ka bërë një reagim, duke e cilësuar situatën si një tregues tronditës të degradimit moral dhe shoqëror
Pse çuditeni?! Mua s’më çudit më asgjë! Kam parë çdo gjë me sytë e mi!” – deklaron Liçaj, duke goditur jo vetëm mbështetësit e Veliajt, por edhe një mentalitet që, sipas tij, mban gjallë servilizmin ndaj pushtetit, edhe kur ai përballet me akuza kaq serioze.
Për Liçajn, fakti që figura publike zgjedhin të dalin në krah të një politikani të akuzuar për korrupsion dhe shkelje të rënda është simptomë e një shoqërie të kapur nga nënshtrimi, frika ose interesi. Ai e përshkruan këtë si një trashëgimi të errët të një mendësie të vjetër, që vazhdon të pengojë Shqipërinë të ndërtojë institucione të pastra dhe një shoqëri me dinjitet.
Në reagimin e tij, Liçaj shpreh bindjen se për sa kohë shoqëria shqiptare vazhdon të tolerojë, justifikojë apo madje të mbështesë figura të akuzuara rëndë, vendi do të mbetet peng i së njëjtës kulturë abuzimi dhe përuljeje.
“Nuk dinë të jetojnë në këmbë…”, shprehet ai, duke e kthyer reagimin e tij në një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj një sistemi vlerash që, sipas tij, shpesh vendos pushtetin mbi drejtësinë.
Postimi i plotë:
Perse çuditeni!!!
Mua s’më çudit më,asgjë!!
Kam parë çdo gjë me sytë e mi!!!
Në këte jetën time prej 57 vitesh,kam kuptuar se shumë shqiptarë,nuk njohin mënyrë tjetër të të jetuarit!
Nuk dine te jetojnë në kembë,siç i ka hije qenieve njerzore! Dhe jane vertere shumë,shumë!! U vjen natyrshëm kjo Iloj
mënyre e të jetuarit! Janë shumë.Janë pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
Nuk dua ti justifikoj.
Aspak! Por them pikërisht kjo mënyrë jetese duhet luftuar. Kjo mendesi jetese e rrenjosur qe nga koha e komunizmit që,vazhdon dhe sot e kësaj dite,edhe më keq, madje! Për sa kohë nuk fitojmë mbi këtë mendesi te neveritshme, nuk do kemi shance te ndërtojme një shoqeri te denje per tu quajtur dhe, për të qenë komb!
Nuk dinë të jetojnë në këmbë…dhe mbase as të jetojnë!
Tjetër nuk kam ç’them! Ndjesë.




