Protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me entuziazëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qindra qytetarë dhe mbështetës të opozitës.
Opozita ka thirrur këtë të premte një protestë kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, duke kërkuar largimin e tyre.
Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë mbledhur edhe përpara godinës së Kryeministrisë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të kësaj proteste të tetë kombëtare.




