Këshilli Studentor i Fakultetit të Ekonomisë: Ndalni dhunën policore, zëri i studentëve nuk shtypet me forcë!

Këshilli Studentor i Fakultetit të Ekonomisë: Ndalni dhunën policore, zëri i studentëve nuk shtypet me forcë!

Këshilli Studentor i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ka dalë në mbështetje të studentëve protestues, duke bërë thirrje për ndaljen e menjëhereshme të dhunës ndaj tyre.

Përmes një reagimi zyrtar, Këshilli Studentor thekson se shqetësimet e ngritura nga studentët në protestë, meritojnë vëmendje dhe përgjegjësi institucionale

Sipas deklaratës zyrtare, asnjë student nuk duhet të goditet, të poshtërohet apo të frikësohet për ushtrimin e së drejtës së protestës paqësore

Qëndroimë krah studentëve të lënduar, atvre që kanë denoncuar dhunë dhe cdo studenti që sot ngre zërin për të drejtat e tii. Kërkojmë hetim të plotë e të pavarur të rasteve të denoncuara dhe përgjegjësi per çdo shkelje’, thuhet në reagim.

‘Zëri i studentëve nuk shtypet me forcë’, përmbyllet deklarata e Këshillit Studentor të Fakutltetit të Ekonomisë.

Reagimi:

Këshilli Studentor Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, shpreh mbeshtetien e plotë për studentët që protestoinë për arsim më cilësor, kushte më të mira dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri. Këto shqetësime, të ngritura gjatë protestave dhe të pasqyruara në media, meritojnë vëmendje dhe përgjegjësi institucionale.

Raportimet për të lënduar dhe rastet e denoncuara te dhunës policore janë thellësisht shqetësuese. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë cenimit të sigurisë dhe dinitetit të studentëve.

Kërkoimë ndalimin e meniëhershëm të cdo forme dhune policore, keqtraitimi dhe intimidimi nda studentëve Uniforma mbart përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët. Asnjë student nuk duhet të goditet, të poshtërohet apo të frikësohet për ushtrimin e së drejtës së protestës paqësore.

Qëndroimë krah studentëve të lënduar, atvre që kanë denoncuar dhunë dhe cdo studenti që sot ngre zërin për të drejtat e tii. Kërkojmë hetim të plotë e të pavarur të rasteve të denoncuara dhe përgjegjësi per çdo shkelje.

Studentëve të FEUT dhe të giithë studentëve protestues u themi: nuk ieni vetëm. Shgetësimet tuaia janë edhe shqetësimet tona. E drejta juaj për të protestuar dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë do të ketë mběshtetien tonë të vendosur

Stop dhunës policore ndaj studentëve! Zëri i studentëve nuk shtypet me forcë.

Share it :