Denoncimi: Policia e Ramës rrëmben dhe kërcënon qytetarin në Kombinat për ta penguar të dalë në protestë

Denoncimi: Policia e Ramës rrëmben dhe kërcënon qytetarin në Kombinat për ta penguar të dalë në protestë

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E DEGËS 6 TIRANË, ONELDA ZEFI

Një akt i hapur terrori policor dhe veprim mafioz ka ndodhur sot në Kombinat. Një patrullë policie ka ndaluar në mesditë Ernest Kapon, pa shpjegime, pa arsye dhe në mënyrë të paligjshme.
Ndalimi i tij nuk ka qenë i rastësishëm. Sot në mëngjes një patrullë e Komisariatit 6 është shfaqur në banesën e z. Kapo, duke i kërkuar që të mos dalë në protestën e sotme të opozitës në orën 19.00.
Disa orë më vonë policë të të njëjtit Komisariat e kanë ndaluar në Kombinat, kur ka dalë nga shtëpia për punët e veta si çdo qytetar.
Ndalimi i z. Kapo është alarmant dhe i papranueshëm, jo vetëm si cënim i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, por edhe për faktin se ai ka probleme shëndetësore.
Partia Demokratike e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt banditesk të policisë politike të Edi Ramës dhe hyzmeqarëve të tij, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të z. Kapo.
Asnjë përpjekje mafioze nuk e ndal opozitën të demonstrojë në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Përpjekjet për frikësim të opozitës dëshmojnë frikën që ka kapur narko-qeverinë.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kombinatit, Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, të na bashkohen në orën 19.00, edhe në emër të Ernestit dhe të gjithë atyre që policia dhe qeveria i përndjekin, intimdiojnë, mbitaksojnë, u bien në qafë dhe nuk i mbrojnë, siç është detyrimi i çdo qeverie për çdo qytetar.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :