Jacobs, medalja e artë fituar nga atleti italian irriton anglezët: Fitoi Google…

-Marcell Jacobs fitoi medaljen më prestigjioze në disiplinën në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike. Një fitore e madhe për atletin Italian, që e dërgoi vendin e tij edhe njëherë në ekstazë. Pas fitores së Kampionatit Europian të futbollit, një sukses tjetër sportiv për Italinë (mbërriti gjithashtu të dielën).

Atleti vrapoi 100 metra në 9 “80 dhe është njeriu më i shpejtë në botë. Por nëse në Itali faqet e para të gazetave i kushtohen të gjitha festimit të bëmës së atletit nga Desenzano del Garda, në Angli e kanë përjetuar keq suksesin e Jacobos. Pas peticionit të tërbuar për të përsëritur finalen e Euro 2020, letrës fyese drejtuar ambasadës në Londër, tani vëmendja është zhvendosur tek vrapuesi.

Daily Mirror: “Me gjithë respektin për Jacobs, kjo ishte finalja e Google”

Sot në Daily Mirror: “Bota e ka ditur prej një kohë të gjatë, shumë të gjatë, që Bolt nuk do të ishte atje, në Tokio 2020. Në fund të fundit, ai u tërhoq nga sprintimi në 2017. Por kur atletët u vendosën në pozicione, mungesa e Bolt dukej edhe më shumë. Me gjithë respektin për Marcell Jacobs, kjo ishte një finale e Google”. Sipas gazetarit të gazetës angleze, ishte e nevojshme të shkoje në Google për të zbuluar se cilët ishin finalistët.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :