Berisha denoncoi skandalin: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Berisha denoncoi skandalin: Vlora Hyseni urdhëroi që çdo informacion të dërgohej fillimisht te Rama dhe Agaçi

Kryetari i PD, Sali Berisha kishte denoncuar publikisht më herët shefen e SHISH për veprimet e saj.

Berisha tha se, kjo përbën një nga aktet më madhore, më themelore të Edi Ramës, të bashkëpunimit të tij me krimin dhe bandat.

Berisha: Këtu unë kam denoncuar pikërisht një akt unik, të papërgjegjshëm, kriminal të Edi Ramës.

‘Një muaj më parë, Edi Rama, jep urdhër në kundërshtim flagrant me ligjin e shërbimit informativ kombëtar, ligji që ta dinë shqiptarët, detyron shërbimin, të dhënat që ai mbledh në punë e sipër për kriminalitet, për korrupsion, për vepra kërcënuese, për terrorizëm, etj, me ligj ai ua kalon institucioneve ligjzbatuese.

Kurse një muaj më parë, Vlora që e kuptoni vetë, më mirë të quhej me çdo emër tjetër, por jo Vlorë, e mori pasi e shkarkuan nga shërbimi informativ në Kosovë, urdhëron drejtoritë të mos dërgojnë asnjë informacion askund tjetër, por çdo informacion që të kërkojë policia, prokuroria apo institucionet e tjera, ta dërgojë njëherë tek kryeministri, tek Engjëll Agaçi, dhe pastaj ata të kalojnë.

A nuk është ky një kontroll i tmerrshëm policesk?

A nuk është ky një akt antiligjor?

A nuk është ky kthimi i shërbimit informativ kombëtar në një vegël të verbër të Edi Ramës?’

Kjo përbën një nga aktet më madhore, më themelore të Edi Ramës, të bashkëpunimit të tij me krimin dhe bandat.

Edi Rama nuk kishte kurrë të drejtë të bllokonte komunikimin ligjor, të diktuar nga ligji, midis institucioneve në luftën kundër krimit.

Këto informacione duhej që shërbimi informativ t’ua kalonte automatikisht sipas rastit Policisë së Shtetit, në rastin tjetër SPAK-ut, në rastin tjetër Prokurorisë së Tiranës dhe me radhë.

Nuk kanë asnjë lidhje me personin e kryeministrit dhe kryeministri nuk ka asnjë tagër të bllokojë këtë komunikim në funksion të sigurisë kombëtare.

E kam denoncuar që në atë kohë, në vitin 2024.

Share it :