Iu komunikua akuza për shpërdorim detyre/ Beqaj ‘fajëson’ SPAK-un: Për 50 muaj nuk hetoi, kursyem para

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, akuzën e shpërdorimit të detyrës, në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Pas daljes nga SPAK, Beqaj tha për mediat se SPAK nuk arriti të hetojë se sterilizimi, sipas tij, i ka kursyer shqiptarëve kohën e qëndrimit në spital. Po ashtu, Beqaj deklaroi se me koncesionin kursyen edhe para.

“U komunikua përfundimi i hetimeve dhe marrja si të pandehur për shpërdorim detyre. Në 50 muaj nuk ia doli të hetojë 2 elementë kryesorë që ka një proces sterilizimi, në uljen e ditëqëndrimi që ka një pacient  në spital dhe uljen e ditëve të përdorimit të antibiotikëve në spital, nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, atëherë konvertimi i këtyre kursimeve në para do ta nxjerrë një proces në përfitim për xhepat e qytetarëve. Nuk mori mundimin të hetojë se pse nga prilli 2010 deri në shtator 2023 centrali i sterilizimit i blerë u mbajt në qese ndërkohë që ISHP kërkoi mbylljen e sallës së kirurgjisë”, deklaroi Beqaj.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :