Si u ndryshua qelia e Metës

Si u ndryshua qelia e Metës

Në një intervistë televizive, avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime serioze mbi trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta në ambientet e paraburgimit 313.

Sipas Cakranit, Meta nuk ka kërkuar dhe nuk është përpjekur të paraqitet si viktimë, por ka qenë subjekt i kushteve të papërshtatshme që në momentin e parë të ndalimit. Ai deklaroi se fillimisht Meta është akomoduar në një dhomë me lagështi dhe kushte të papranueshme, që sipas tij nuk përmbushin standardet minimale për qëndrimin njerëzor.

Cakrani theksoi se ka bërë kërkesa të vazhdueshme ndaj institucioneve përgjegjëse, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe drejtuesit e institucionit, duke kërkuar zbatimin e ligjit nr. 81/2020 për të paraburgosurit, si dhe respektimin e të drejtave kushtetuese.

‘Meta nuk ka kërkuar, nuk ka dashur dhe nuk bën asnjëherë viktimën. Absolutisht jo. Madje aty kanë ndodhur gjëra më të tmerrshme akoma, që kur ai ka hyrë në ambientet e paraburgimit, pra të 313-ës.

Padyshim të trajtimit, kuptohet. Sepse fillimisht Ilir Metën e kanë akomoduar në një dhomë, ditën e parë, pas masës së arrestit që është si detyrim që duhet të kalonte patjetër aty nga dhomat e 302-shit dhe ka kaluar te 313-a, e kanë akomoduar në një dhomë e cila ishte me lagështi dhe një dhomë e cila ishte vetëm mund të jetonin kafshët kur i zë shiu, asgjë tjetër.

Dhe kanë shkuar aty dhe është dashur një ndërhyrje nga një i paraburgosur, një shkodran, i cili ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve, ku ka dëgjuar këtë fakt, dhe ka shkuar ditën tjetër dhe ka kërkuar të ndërrohet, dhe ai të shkojë atje dhe Meta të kalojë aty ku është sot tek qelia numër 5 në godinën B të ambienteve të paraburgimit 313.

Ju duhet të kuptoni diçka. Meta, unë kam folur, por mua sinqerisht zoti Meta më ka treguar shumë pak nga ato sjellje që ka treguar Drejtoria e Burgjeve deri sot. Por, padyshim që unë e kam kuptuar, sepse kam bërë kërkesa të vazhdueshme si drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Klevis Qose atë kohës, kam pasur dhe takim edhe me drejtorin e burgut 313, dhe i kam shprehur të gjithë indinjatën time, jo indinjatën, po i kam kërkuar që ai të zbatojë ligjin. Ai të zbatojë rregulloren, të zbatojë kushtetutën dhe padyshim standarde të cilat nuk zbatohen për zotin Meta dhe për të tjerët zbatohen.

Kështu ne kemi kërkuar thjesht zbatim të, zbatim të, të dispozitave, të rregullores, të ligjit 81/2020 për të paraburgosurit, dhe padyshim të drejtat kushtetuese që gëzon ai si ish-president dhe si një politikan.

Sepse nuk ndodh sot në anale asnjë shteti demokratik që të vendosësh në paraburgim një president dhe aty ti ta izolosh nga bota e jashtme. Unë kam parasysh këtu, në vitin 93-94 u burgos, u arrestua dhe u burgos Ramiz Alia dhe të gjithë ata të regjimit komunist, pra udhëheqësit e regjimit komunist, për krime shumë të rënda, për krime kundër njerëzimit, kuptohemi, që janë standard, është pika më e lartë e një, e një krimi, nuk ka ku të shkojë më, dhe atyre ju shkonte, ka shkuar dhe i ka vizituar në atë kohë kryetari i kuvendit, Pjetër Arbnori dhe i pyeste për kushtet.

Keni dëgjuar ju të shkojë ndonjëherë kryetar kuvendi a ndonjë ministër tek Meta që ta pyesë për kushtet? Jo. Dhe kjo vërteton dhe njëherë që këta kanë një urdhër politik, kanë një vendimmarrje politike që Metën duan patjetër ta poshtërojnë.

Dhe kanë bërë, i kanë bërë llogaritë gabim. Ky është problemi i tyre. Problemi i tyre se i bëjnë llogaritë gabim. Dhe e solla në shembullin e zotit Arbnori, ku shkonte te Nexhmije Hoxha e të gjithë me radhë, pyeste për standardet.

Jo vetëm kaq, po vinin shoqata ndërkombëtare, shkonin deputetë të Partisë Socialiste të kohës që e vizitonin në paraburgim Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën dhe të gjithë ata të cilët hetoheshin për krime kundër njerëzimit dhe u dënuan po për krime kundër njerëzimit.

Dhe problemi qëndron që ky është standardi i vitit ’93. Ne po flasim sot për 2026-ën’, u shpreh avokati Kujtim Cakrani

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :